• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shaqiri: Do të insistoj që viti shkollor të përfundoj më 17 qershor siç është paraparë

Shaqiri: Do të insistoj që viti shkollor të përfundoj më 17 qershor siç është paraparë

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sonte në lidhje me atë se nëse dhe si do të kompensohen dy ditët jopune për nxënësit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të mërkurën, 24 prill dhe 8 maj, theksoi se do të bëjë një analizë të plotë të të gjitha situatave, në mënyrë që viti shkollor të përfundojë siç është planifikuar, më 17 qershor.

Ai i ftuar në televizionin "Sitel", theksoi se në situata të caktuara krizash dhe shëndetësore, siç ishte kovid kriza, ka vend për të vendosur për një numër më të vogël të ditëve, pavarësisht se ligji parashikon numrin e saktë të ditëve të punës në shkolla.

Shaqiri përmendi se nëse merret vendim për vazhdimin e vitit shkollor, nuk do të jetë e mirëseardhur as për nxënësit e as për stafin mësimdhënës që punojnë në shkollat ​​fillore.

"Gjatë vitit 2023, në një seancë të qeverisë morëm vendim për përfundimin e vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sipas kalendarit që është botuar edhe në Gazetën Zyrtare. Për herë të parë në vendin tonë u vendos edhe pushimi pranveror, i cili u prit shumë mirë në shoqëri. Nga fundi i gjsë vjetorit të parë kemi pasur takime të rregullta edhe me Unionin e Gjimnazistëve, i cili zyrtarisht na ka dorëzuar një shkresë se pranon pushimin pranveror, por për shkak të përgatitjes teknike të dokumenteve të nevojshme për arsimin e lartë, ka kërkuar që viti shkollor të përfundojë më 10 qershor", tha Shaqiri.

Ai shtoi se Ligji për arsimin fillor përcakton numrin e saktë të ditëve të punës që duhet të ketë një vit shkollor, por Ligji për arsimin e mesëm nuk e përcakton numrin. Sipas ligjit ekzistues, lihet hapësirë ​​për të vendosur për një periudhë më të shkurtër të zbatimit të ditëve të punës, por duke harmonizuar programet mësimore.

"Nuk bëhet fjalë vetëm për 8 majin, por  edhe për 24 prillin. Janë ditë që për shkak të zgjedhjeve do të ndikojnë në numrin total të ditëve mësimore në shkolla, por do të bëj të gjitha analizat dhe do të mundohem që viti shkollor të përfundojë siç është planifikuar, më 17 qershor", tha ministri Shaqiri. ls/

Foto: Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR