• e diel, 06 tetor 2024

Shaqiri dhe Merko në inspektim të punëve ndërtimore në SHF "Vëllezërit Milladinovci"

Shaqiri dhe Merko në inspektim të punëve ndërtimore në SHF

Strugë, 31 mars 2023 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko sot kanë kryer inspektim në aktivitetet ndërtimore në shkollën fillore "Vëllezërit Milladinovci", ndërsa e vizituan edhe shkollën në fshatin Vranishtë, kumtoi pres shërbimi i komunës.

Për rikonstruimin e SHF "Vëllezërit Milladinovci", Ministria resore ka ndarë 35,1 milionë denarë për intervenime ndërtimore.

"Pas një kohe më të gjatë, në shkollën fillore do të rikonstruktohen fasada dhe dyshemetë, ndërsa është paraparë rinovim i plotë i brendshëm i objektit. Përmirësimi i kushteve për mësim është një nga prioritetet tona, si kusht për mësim më cilësor", informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Vizitën në shkollat strugane, ministri Shaqiri e ka shfrytëzuar edhe për takim me drejtorët, me qëllim që drejtpërdrejtë të njoftohet me vijimin e mësimit dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. bsh/

Foto: Komuna e Strugës

QËNDRONI TË LIDHUR