• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shaqiri: Banka Botërore është partner i rëndësishëm, veçanërisht përmes investimeve në cilësinë e sistemit arsimor

Shaqiri: Banka Botërore është partner i rëndësishëm, veçanërisht përmes investimeve në cilësinë e sistemit arsimor

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) -  Investimi në njohuritë dhe aftësitë e njerëzve që nga fëmijëria e hershme jep rezultatet më të favorshme dhe çon në përfitime të përjetshme dhe ndër breza. Investim i tillë jo vetëm që ndikon në të ardhurat e ardhshme, por ndikon pozitivisht edhe në akumulimin e vazhdueshëm të kapitalit njerëzor. Ky është fokusi ynë si Qeveri dhe në këtë nuk jemi të vetëm. Me rëndësi të madhe është mbështetja që marrim vazhdimisht nga Banka Botërore, veçanërisht në arsim, si sistem që formëson drejtpërdrejt kapitalin njerëzor.

Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme me rastin e 30 viteve të partneritetit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Botërore, e cila u mbajt në Fakultetin Ekonomik në Shkup.

Siç kumtoi MASH, Shaqiri theksoi se përmes një sërë projektesh të partneritetit kemi avancuar disa segmente të sistemit edukativo-arsimor në vend.

"Veçanërisht do të veçoj arsimin e mesëm profesional, i cili vitet e fundit është bërë jashtëzakonisht atraktiv për të rinjtë dhe ofron një edukim interesant që premton punësim të shpejtë dhe bazë të mirë për zhvillim të mëtejshëm personal. Do të përmend edhe projektin për përmirësimin e arsimit fillor, i cili është në vazhdim e sipër dhe duhet të ofrojë mësimdhënie më kreative dhe në përgjithësi t'i përcjell trendet arsimore globale në atë pjesë ”, tha Shaqiri.

Ai informoi se janë duke u zhvilluar një sërë procesesh të tjera reformuese, të cilat përfshijnë përgatitjen e formulave të reja për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm, optimizimin e rrjetit shkollor, zhvillimin dhe zgjerimin e konceptit të arsimit dual , avancimi i konceptit të provimit të maturës shtetërore dhe dixhitalizimi i arsimit.

Siç ka thënë ai, pret që bashkëpunimi i suksesshëm me Bankën Botërore të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Edhe pse është është imperativ për t'iu përgjigjur sfidave të sotme afatshkurtra,mirëpo, përmirësimi i kapitalit njerëzor është i mundur vetëm me investime dhe reforma afatgjata që do t'i plotësojnë nevojat e së ardhmes dhe për këtë është i një rëndësie të veçantë partneriteti me Bankën Botërore”, tha Shaqiri. sa/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR