• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shala-Plavjanska për MIA-n: Për të përmirësuar cilësinë e jetës, duhet të investojmë në kapital njerëzor dhe shoqëri inkluzive

Shala-Plavjanska për MIA-n: Për të përmirësuar cilësinë e jetës, duhet të investojmë në kapital njerëzor dhe shoqëri inkluzive
Shkup, 20 nëntor 2022 (MIA) – Përparimi në mbrojtjen dhe kujdesin shëndetësor, fushëveprimi i rritur dhe cilësia e përmirësuar e shërbimeve, si rrjedhojë jetëgjatësia e rritur mesatare dhe ulja e varfërisë globale, mundësoi që popullsia botërore të arrijë në tetë miliardë. Megjithatë, përparimi nuk i ka prekur të gjithë në mënyrë të barabartë – ekzistojnë dallime të mëdha në qasjen deri te të drejtat dhe shërbimet cilësore, mundësitë për rritje dhe zhvillim të cilësisë së jetës. Këtë e porositi në intervistën për MIA-n shefja e zyrës së Fondit të Popullsisë të KB-ve (UNFPA) në Shkup, Afrodita Shala – Plavjanska, me rastin e shënimit të botës me tetë miliardë banorë. Nëse për rritjen prej shtatë miliardë nevojiteshin rreth 12 vite, miliardin e radhës pritet që popullsia botërore ta arrijë deri në vitin 2037 ose për rreth 15 vite. Në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e jetës së popullsisë prej tetë miliardë, duhet doemos të investojmë në kapital njerëzor dhe fizik dhe të ndërtojmë shoqëri inkluzive. Ndërtimi i shoqërive më inkluizive do t’u sigurojë mundësi atyre që duan të marrin pjesë në sistemin ekonomik, duke përfshirë personat më të margjinalizuar, që ta bëjnë atë, shprehet shefja e zyrës së UNFPA në Shkup. Të përballur me “krizën” demografike, shtetet në Evropë, duke përfshirë edhe shtetin tonë, duhet doemos të përgatiten për t’i zbutur efektet potenciale negative, t’i shfrytëzojnë mundësitë ekzistuese dhe të krijojnë të reja. Mundësitë janë në realizimin e rritjes ekonomike që rezulton nga shfrytëzimi i potencialit të njerëzve të moshës së aftë për punë, përmes zvogëlimit të numrit të personave të përkujdesur. Kryesore është që të ndikohet në mënjanimin e arsyeve që ndikojnë në ndjenjën e pasigurisë për të ardhmen. Kjo do të thotë që të sigurohet respektim i të drejtave të njerëzve dhe të drejtës së zgjedhjes, por edhe zgjidhjeve të lidhura me përmirësimin e kushteve në arsim, shëndetësi, tregun e punës, qeverisje e mirë dhe pjesëmarrje politike, forcim i sistemeve për mbrojtje sociale. Zgjidhjet, sipas Shala – Plavjanska, nuk mund të jenë të izoluar, por të harmonizuar. Nëse do të ekzistonte “shkop magjik” për zgjidhjen e problemeve në qendër do të ishin të rinjtë, shëndeti dhe arsimi i tyre. Ata do të ishin edhe bashkëkreatorë të zgjidhjeve meqë, siç shprehet shefja e zyrës së UNFPA, janë shumë të mençur, praktikë, të shpejtë, të hapur, e kuptojnë inkluzionin dhe të drejtat e njeriut dhe janë në hap me trendet. Këtë duhet ta nxisim, ta shfrytëzojmë te ata,dhe me këtë t’ua mundësojmë realizimin e potencialit të tyre. Për sfidat demografike, trendi i uljes së popullsisë në vend, për atë që autoritetet e bëjnë mirë, e ku gabojnë në përballjen me ndryshimet demografike, lexoni më shumë në intervistën e plotë me Shala – Plavjanska.  Më 15 nëntor të këtij vitit popullsia botërore tejkaloi tetë miliardë njerëz. Tetëshja përkujton në shenjën infinity. A ka këtu simbolikë?   – Po, popullsia botërore arriti tetë miliardë dhe kjo shifër rritet. Kjo shifër asocion në një histori globale në të cilët shënohen suksese – përparim në mbrojtjen dhe kujdesin shëndetësor, fushëveprimi i rritur dhe cilësia e përmirësuar e shërbimeve, si rrjedhojë jetëgjatësia e rritur mesatare dhe ulja e varfërisë globale. Por, shifra e njëjtë dhe ndryshime i trendeve demografike paraqesin kthesë, por edhe moment të të menduarit, si të orientohemi drejt ndërtimit të botës në të cilën shtetet do t’i anticipojnë me sukses ndryshimet demografike dhe do të ndërtojnë politika që do të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe standard cilësor jetësor në kushte të diversitetit të rritur demografik. Pse? Për arsye se në realitet përparimi që mundësoi popullsia botërore të arrijë tetë miliardë, nuk i ka prekur të gjithë në mënyrë të barabartë – ekzistojnë dallime të mëdha në qasjen deri te të drejtat dhe shërbimet cilësore, mundësitë për rritje dhe zhvillim dhe cilësi të jetës. Këto çështje bëhen edhe më relevante nga aspekti i ndryshimeve klimatike dhe pasojave të tyre, që në mënyrë joproporcionale i prekin grupet më të ndjeshme, duke përfshirë gratë dhe vajzat. Përparimi i shoqërive në kushte të ndryshimeve demografike nuk është i mundshëm pa mbrojtjen e shëndetit reproduktiv dhe të drejtat e grave dhe vajzave dhe mundësinë e tyre që të realizojnë potencialin e tyre si anëtarë të plotfuqishëm të shoqërisë. Në këtë kontekst, shënimi i kësaj kthese ka për qëllim të dërgojë porosi deri te shtetet që të punojnë në mënyrë të përkushtuar drejt krijimit të një bote ku tejkalohet jazi në cilësinë e jetës së popullsisë botërore. Ndërtimi i rezistencës demografike, si koncept që nënkupton veprim të orientuar në tejkalimin e pasojave nga ndryshimet demografike, është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm. Po, numri tetë, në formë infinity (pafundësisë) do të thotë thirrje për ndërtimin e botës me mundësi të pakufizuara, që do të thosha se është edhe simbolika kryesore.  Tetë miliardë njerëz. Kjo në radhë të parë menjëherë asocion në qytete të mëdha, turma dhe rrugë të mbushura ... Vendi nga 29 korriku jeton me “kredi ekologjike”, respektivisht i ka shpenzuar të gjitha resurset për sivjet. Cilat janë sfidat kryesoree për planetin Tokë, e cilat në mënyrë që njerëzit të kenë cilësi të mirë për jetë – Rreth 12 vite nevojiteshin rreth 12 vite që popullsia botërore të rritet nga shtatë në tetë miliardë. Për miliardin e radhës pritet që kjo periudhë të jetë rreth 15 vite (2037). Sipas trendëve aktuale global, ndonëse popullsia globale vazhdon të rritet dhe ka arritur tetë miliardë banorë, ky intensitet i rritjes është ulur për shkak të fertilitetit të zvogëluar në gjysmëshekullin e kaluar. Thuajse dy të tretat e popullsisë botërore sot jeton në shtete ku norma e fertilitetit është nën nivelin e riprodhimit themelor të popullsisë, respektivisht jetojnë në shtet ku pritet që numri i popullsisë të shënojë rënie. Ndonëse fertiliteti është i ndryshëm në rajone dhe vende të ndryshme, megjithatë në përgjithësi kudo shënohet rënie e trendit, që do të thotë se kemi më pak fëmijë. Nga ana tjetër, jetëgjatësia në nivel global rritet, për shkak të sukseseve që i përmenda paraprakisht, por megjithatë, ka dallime të mëdha mes vendeve varësisht nga niveli i tyre i zhvillimit. Rritja e jetëgjatësisë, së bashku me rënien e fertilitetit, ndikojnë në plakjen e përshpejtuar të popullsisë. Për këtë trend kontribuojnë edhe migrimet ndërkombëtare, të cilat ndikojnë konsiderueshëm në strukturën e popullsisë. Në përgjithësi, popullsia po plaket! Kjo gjendje shoqërive u krijon sfida të reja për sigurimin e shërbimeve cilësore të strukturës së ndryshuar të popullsisë. Trendët demografikë po ashtu tregojnë se gratë jetojnë më gjatë se burrat dhe se në nivel botëror lindin më shumë djem sesa vajza. Pandemia e Kovid-19 kishte ndikim në vdekshmërinë në nivel botëror, implikimet e të cilit do t’i ndjejmë që tani. Përveç kësaj, edhe një trend demografik është edhe zhvendosja e qendrave të rritjes, respektivisht norma të ndryshme rajonale të rritjes, që e ndryshojnë shpërndarjen gjeografike të popullsisë globale. Bota sot, më shumë se kurrë, është i ndryshëm në aspektin demografik (demographic diversity). Flisni për rritje të popullsisë botërore dhe se jetojmë në rajon që plaket dhe përballet me humbje të popullsisë. Cilat janë sfidat që i bartë kjo? Çfarë mund të bëhet, çfarë jemi duke bërë tashmë dhe për çfarë është ndoshta vonë? Respektivisht, ku gabojmë si shtet? - Në numër gjithnjë e më të madh të vendeve, zvogëlimi i popullsisë nuk është fenomen i përkohshëm dhe nuk ndodhë përnjëherë. Ky është realitet dhe ka zhvillimin e vet. Edhe në të ardhmen do të rritet numri i vendeve që do të përballen në mënyrë aktive me uljen e numrit të popullsisë. Për shembull, sot ka 17 shtete që kanë më pak popullsi sesa në vitin 1990, ndërsa të gjitha këto shtete, përveç njërës (Japonia), gjenden në Evropën Lindore. Kthesat e kaluara të rritjes së popullsisë, respektivisht shënimin e shtatë miliardë banorëve të Tokës, janë pritur në panik se numri i njerëzve në botë do t’i shterë resurset tona natyrore, do të shkaktojë kriza humanitare dhe do t’i forcojë ndryshimet klimatike. Këto qëndrime në shtete të caktuara sollën deri te politikat e detyrueshme demografike, që kanë për qëllim të ndikojnë drejtpërdrejt mbi rritjen e natalitetit. Jo vetëm që këto politika janë joefikase, por ato i varrosin të drejtat e njeriut (duke përfshirë edhe shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe reproduktive), e rrisin jazin e barazisë gjinore, madje mund të jenë të rrezikshme për gratë dhe vajzat nëpër botë. Në vend të kësaj, është e domosdoshme që secilit njeri t’i sigurohet cilësi e jetës që do t’i mundësojë të përparojë në këtë botë moderne. Në mënyrë që ta përmirësojmë cilësinë e jetës së popullsisë prej tetë miliardëve, në gjithë diversitetin tonë, duhet të investojmë në kapital njerëzor dhe fizik dhe të ndërtojmë shoqëri inkluzive. Shumë shtete të cilat kanë popullsi të madhe dhe në rritje janë në mesin e më të pazhvilluarave. Njëherësh, te këto shtete investimi në kapital njerëzor dhe fizik – shëndetësi, arsim, infrastrukturë, teknologji, etj. – mund t’u ndihmojë që ta rrisin produktivitetin, e me këtë ta mbështesin popullsinë e tyre në rritje me standard përkatëse jetësor. Zvogëlimi i popullsisë imponon kujdesin rreth zvogëlimit të fuqisë punëtore. Dhe këtu nuk duhet të na udhëheqin shifrat por struktura e popullsisë dhe kapitali njerëzor i një shoqërie. Me fjalë tjera, vendet kanë segmente të mëdha të pashfrytëzuara nga popullsia që do të mund të jenë të punësuar me të ardhura, duke i përfshirë këtu edhe gratë dhe njerëzit e rinj, personat e vjetër dhe personat me aftësi të kufizuara, si edhe emigrant. Ndërtimi i shoqërive më inkluzive do t’u sigurojë mundësi atyre që duan të marrin pjesë në sistemin ekonomik, duke i përfshirë personat më të margjinalizuar, që ta bëjnë atë. Pra, nuk është vonë, e assesi nuk duhet të shikohet ndryshimi i trendëve demografik si sfidë, por si mundësi dhe potencial. Fondi për popullsi i KB-ve – UNFPA përmes Programit të vetë për rezistencë demografike i mbështetë qeveritë në botë për të zhvilluar politika gjithëpërfshirëse për përballje me ndryshimet demografike. Problemi me zvogëlimin e popullsisë konkretisht për vendin tonë nuk është i ri. Çfarë bëjnë autoritetet mirë, e ku gabojnë në përballjen me ndryshimet demografike? Çfarë mund dhe duhet më mirë? “Jemi përballur me “krizë” demografike, shtetet në Evropë, duke përfshirë edhe vendin, duhet doemos të përgatiten që t’i zbusin efektet potenciale negative, që t’i shfrytëzojnë mundësitë ekzistuese dhe të krijojnë të reja. Konkretisht, shteti ynë punon në adresimin e këtyre situatave dhe në ndërtimin e politikave përkatëse që do t’i shndërrojnë sfidat në mundësi, UNFPA përmes programeve për rezistencë demografike, së bashku me shtetet e prekura, punon në mënyrë partneriteti në gjetjen e mënyrave që ato të përparojnë në këtë botë të ndryshimeve të shpejta demografike. Koncepti i rezistencës demografike është proaktiv, me atë që theksohet rëndësia e parashikimit dhe planifikimit të ndryshimeve demografike. Me fjalë tjera, njerëzit, nevojat dhe potencialet e tyre, vihen në qendër. Ky koncept është edhe transformues, respektivisht e thekson nevojën e rishikimit të normave tradicionale, veçanërisht të lidhura me rolet e grave dhe burrave, si dhe gjeneratat e ndryshme, në familjet dhe në shoqëritë, që i pengojnë shoqëritë që t’i shndërrojnë sfidat demografike në mundësi. Rezistenca demografike në kushte të ndryshimeve demografike është kyçe për ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme. Aftësia për t’i kuptuar dhe parashikuar rrjedhat demografike i forcon qeveritë që t’u sigurojnë shkathtësi, vegla dhe mundësi që të ndërmarrin masa që janë të nevojshme që të sigurohet përparimi i qytetarëve të tyre. Kjo është shenjë e “rezistencës demografike”. Rritja e popullsisë është rezultat i arritjeve në shëndetësi, arsim dhe të drejtat e njeriut, që kontribuuan deri te normat më të ulëta të vdekshmërisë dhe norma e rritur e fertilitetit. Te shtetet ku ka rritje të popullsisë, mundësia qëndron në investimin në arsim dhe shëndetësi: Derisa atje ku ka rënie të nivelit të fertilitetit, mundësitë janë në realizimin e rritjes ekonomike që rezulton nga shfrytëzimi i potencialit të njerëzve në moshës së aftë për punë, përmes uljes së numrit të personave të përkujdesur. Është kyçe që të ndikohet në mënjanimin e arsyeve që ndikojnë në ndjenjën e pasigurisë për të ardhmen. Kjo do të thotë që të sigurohet respektimi i të drejtave të njerëzve dhe e drejta e zgjedhjes, por edhe zgjidhjet që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në arsim, shëndetësim, tregun e punës, qeverisjen e mirë dhe pjesëmarrjen politike, forcimin e sisteme për mbrojtje sociale. Fertiliteti në vend është në rënie të vazhdueshme, në vetëm disa gjenerata nga viti 1960 deri në vitin 2020 është zvogëluar nga 3,8 1,6. Çfarë roli luan kjo në zvogëlimin e numrit të popullsisëMadje edhe sa është kjo shkaktar për zvogëlimin e numrit të popullsisë, që janë faktorët tjerë kyç dhe në çfarë drejtimi duhet të kërkohet zgjidhja – Rezultatet nga regjistrimi që u zbatua vitin e kaluar treguan se shteti ka humbur thuajse 10% e popullsisë rezidente. Tendenca për zvogëlimin e normës së fertilitetit, siç e përmenda tashmë, nuk është karakteristikë vetëm për shtetin tonë dhe është tregues se nuk veçohemi nga tendencat demografike të pranishme në pjesën më të madhe të botës. Zvogëlimi dramatik i numrit të popullsisë nuk mund t’i përshkruhet vetëm fertilitetit në rënie, por më së shumti ka të bëjë me trendët e fuqishëm migrues me të cilët është përfshirë shoqëria jonë. Veç kësaj, shteti ynë është në grupin e shteteve me shpërngulje më të madhe të kuadrit me kualifikim të lartë, që do të thotë derdhje të kapitalit njerëzor, që shoqëria jonë e humb në mënyrë permanente. Është i nevojshëm hulumtimi rrënjësor i arsyeve dhe motiveve për shpërngulje masive – lëvizja e popullsisë nuk është fenomen as i ri, as i panjohur, por nëse qytetarët shpërngulen për shkak të qasjes deri te të drejtat dhe cilësia e shërbimeve – këto janë fusha që duhet t’i forcojmë në vazhdimësi. Shteti ynë është specifik me sipas asaj që ndonëse kemi përqindje të lartë të pjesëmarrjes së grave në të gjitha nivelet e arsimit, ato janë dukshëm më pak aktivë në tregun e punës, që do të thotë se potenciali i tyre për vetërealizim dhe kontribut në shoqërinë mbetet i shfrytëzuar në mënyrë të pamjaftueshme. Krahas faktorëve kulturorë, për këtë çështje janë të rëndësishëm edhe faktorët strukturorë, si qasje deri te shërbimet përkatëse për përkujdesjen e fëmijëve dhe personave të vjetër, si dhe ndarje të barabartë të detyrimeve të partnerëve në shtëpinë. Veç kësaj, kur flasim për rrjedhat e popullsisë, nuk flasim vetëm për të dhëna të regjistrimit ose anketa – flasim për të drejtën e grave të bëjë zgjedhje për trupin e vet dhe ardhmërinë e saj. Të drejtat reproduktive dhe shëndeti i grave duhet të jenë të mbrojtur pa marrë parasysh zhvillimet demografike. Në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës në miliardin e ardhshëm të njerëzve, duhet të synojmë për botë në të cilën planifikimi i familjes do të jetë sipas zgjedhjes personale, me çka çdo lindje do të jetë e planifikuar, çdo lindje e fëmijës të jetë i sigurt dhe potenciali i çdo njeriu të ri i përmbushur. Deri në miliardin e radhës, vlerësimet janë se do të nevojiten rreth 15 vite. Kjo është për më pak se një gjeneratë. Nëse do të kishit shkop magjik dhe mund të zgjidhni tërësisht një problem, çfarë do të ishte kjo? - Deri tani fola se sa gjendja në rezistencën demografike është komplekse, prandaj edhe zgjidhjet nuk mund të jenë të izoluara, por të harmonizuara. Shkopin magjik do ta kisha shfrytëzuar në drejtim të plotësimit të nevojave në përputhje me trendët demografik në shtetin tonë. Para së gjithash respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e barazisë gjinore. Për këtë kam folur tashmë. Në qendër do të ishin të rinjtë, shëndeti i tyre dhe arsimit. Ata do të ishin edhe bashkëkreatorë të zgjidhjeve meqë janë shumë të mençur, praktik, të shpejtë, të hapur, e kuptojnë inkluzionin dhe të drejtat e njeriut dhe janë në hap me trendët. Këtë duhet ta nxisim, ta shfrytëzojmë te ata, dhe me këtë t’u mundësojmë realizimin e potencialit të tyre. Aleksandar Atanasov

QËNDRONI TË LIDHUR