• e martë, 24 dhjetor 2024

Shaban Saliu - ministër pa resor i angazhuar për integrim dhe implementim të dekadës së romëve

Shaban Saliu - ministër pa resor i angazhuar për integrim dhe implementim të dekadës së romëve

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Shaban Saliu, i cili në Qeverinë e re do të jetë ministër pa resor i angazhuar për integrim dhe implementim të dekadës së romëve, ka lindur më 06.01.1961 në Gostivar. 

Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup, ka magjistruar në Universitetin FON, SHkup,m ndëra ka doktoruar shkenca juridike në Universitetin Megatrend, Beograd. 

Prej vitit 2006 deri në vitin 2008 ka qenë deputet në Kuvend, ndërsa prej vitit 2008 deri në vitin 2017 drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. 

Paraprakisht ka qenë anëtar i Këshillit për radiodifuzion, ka punuar edhe si avokat dhe bashkëpunëtor profesional në Gostivar. 

Ka publikuar rreth 15 publikime vendore dhe ndërkombëtare. 

Në biografinë e tij të bashkangjitur në Kuvend qëndron edhe se nga shkathtësitë kompjuterike njeh Microsoft Office (Word, Exel, Power Point, Outlook), Windows. Si gjuhë amtare janë cekur gjuha rome dhe maqedone, ndërsa nga gjuhët e huaja njeh gjuhën angleze dhe serbo-kroate. ab/ 

Foto: МIА arkivi 

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR