• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHA Ujësjellësi kërkon nga Qeveria para për pagat dhe shpenzimet

SHA Ujësjellësi kërkon nga Qeveria para për pagat dhe shpenzimet

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Organizata e Sindikatës në SHA Ujësjellësi kërkon prej Qeverisë që të transferojë fondet për pagat dhe shpenzimet për karburant, energji elektrike dhe pjesët rezervë për t'i përgatitur dhe mirëmbajtur kanalet vaditëse dhe kulluese, tubacioneve të furnizimit me ujë të papërpunuar për të filluar dhe përfunduar sezonin 2024.

Në protestën e qetë të punonjësve para drejtorisë së NP Ujësjellësi dhe njëkohësisht në të gjithë 14 shoqatat e kësaj shoqërie aksionare, përfaqësuesit e sindikatës kumtuan se nuk e kanë marrë pagën e marsit dhe informuan për problemin e mospagesës së shërbimeve të ujit nga shoqata e shfrytëzuesve komunalë të cilët iu kanë borxh 240 milionë denarë, dhe se ajo i toleron ekipin e tyre menaxhues.

Prej themelimit të vitit 2016, në tre vitet e fundit janë përballur me një krizë financiare dhe viti më i vështirë për ta është viti 2024. Ata paralajmëruan se çështja do të vihet në pikëpyetje e fryti bujqësor dhe kërcënohet jetesa e 30 mijë familjeve bujqësore.

"Nuk do të mund të dërgojmë ujë deri tek tokat bujqësore dhe tubacionet për të ofruar ujë të papërpunuar tek ndërmarrjet, kështu duke rrezikuar frytet bujqësore, gjë që do të rezultojë në rrezikimin e mbijetesës së 30.000 familjeve bujqësore që jetojnë vetëm nga bujqësia dhe katër qyteteve që përdorin ujin e pijshëm", deklaroi Kosta Malzarkov, kryetar i organizatës së sindikatës së SHA Ujësjellësi të cilët kanë 517 punonjës në të gjithë vendin.

Theksoi se nga mjetet e grumbulluara për vitin e kaluar deri në shkurt të vitit 2024, është dashur të marrin paga deri në qershor të vitit 2024, por Drejtoria e të Ardhurave Publike i ka bllokuar llogarinë dhe i ka marrë të gjitha mjetet.

Detyrimet e papaguara ndaj  DAP-it janë për shkak të faturave që i kemi dorëzuar ndërmarrjeve komunale në Kumanovë, Strumicë, Berovë dhe Kavadar të cilët nuk i kanë paguar detyrimet ndaj nesh, ndërsa që janë rreth 240 milionë denarë, prej të cilave vetëm TVSH-ja është 45 milionë. Kumanova ka borxh 154 milionë, Stumica 62 milionë, Berova 12 milionë dhe Kavadari 11 milionë. Nga shtatori TVSH-ja na ka ngarkuar rreth 90 milionë në bazë të TVSH-së 75 milionë, ndërsa për taksën e solidaritetit rreth 15 milionë denarë, që është gjysma e të gjitha mjeteve të mbledhura gjatë një viti. Mjetet e grumbulluara për shërbimet e ujit janë aq të vogla sa që ka pagë vetëm për tetë muaj, ndërsa ku janë mjetet tjera për derivatet, energjinë elektrike që përdorin pompat e ujitjes, pjesët e këmbimit dhe shpenzimet tjera", theksoi Malzarkov.

Siç tha ai, mbi 15 vjet çmimet për shërbimet e ujit janë të pandryshuara dhe nuk është llogaritur rritja e pagës minimale dhe çmimet për shpenzimet (karburanti, rryma, pjesë rezervë). Të ardhurat nga shërbimet e ujit nga viti 2016 për sipërfaqet bujqësore që ujitin janë ulur me rreth 22 për qind që, tha ai,  vjen si pasojë e rënies së interesit për të punuar në bujqësi, shndërrimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore dhe për shkak të sistemeve të vjetruara.

Kryetari i AGRO-sindikatës, Igor Kitanovski deklaroi se vitin e kaluar kishte problem për pagesën e pagës së majit, ndërsa këtë vit, tha, "golgota" filloi që nga marsi. rq/

Foto: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR