SHA EMV: Tubacioni i ri i ngrohjes nën urën "Bellasica" punoi pa ndërprerje në shpërndarjen e energjisë ngrohëse
- Tubacioni i ri i ngrohjes nën urën "Bellasica" prej mbrëmë tërësisht është vënë në funksion dhe siguron dërgesë stabile të energjisë ngrohëse, informon SHA EMV.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:27, 15 nëntor, 2024
Shkup, 15 nëntor 2024 (MIA) - Tubacioni i ri i ngrohjes nën urën "Bellasica" prej mbrëmë tërësisht është vënë në funksion dhe siguron dërgesë stabile të energjisë ngrohëse, informon SHA EMV.
Pasi që dje paralajmëroi se është e mundur të ketë ndërprerje në dërgesë gjatë ndërlidhjes së tubacionit, sot SHA EMV informoi se ka kaluar pa kurfarë ndërprerje apo mangësi në cilësinë e dërgesës së energjisë ngrohëse.
Kumtoi se vendosja e tubave të rinj ngrohëls ka prëfunduar "në periudhë të shkurtë rekorde prej më pak se dy muajve, falë efikasitetit të lartë dhe përkushtimit të ekipeve të SHA EMV dhe EMV Distribuimi i ngrohjes".
"Edhe pse fillimisht ishte paraparë adaptim i përkohshëm i cilësisë së dërgesës së një pjese të vogël nga shfrytëzuesit gjatë aktiviteteve finale, koordinimi efikas dhe profesionizmi i ekipeve mundësuan ndërlidhja e tubacionit të ri me sistemin ekzistues për distribuim të energjisë ngroëse të kalojë pa kurfarë pengesa apo mangësi në cilësinë e dërgesës. Jam i kënaqur që me punë ekipore dhe investim në përpjekje mbinjerëzore arritëm ta përfundojmë ndërhyrjen për 40 ditë dhe këtë kapacitet menjëherë ta vendosim në funksion të plotë", theksoi Petar Miletiq, drejtor i EMV-Distribuimi i ngrohjes. ab/
Foto: SHA EMV