SHA EMV: Dy blloqe termike në KRE Manastir janë shkyçur nga rrjeti, vijon operacioni për kyçjen e TE Manastir 1
- Termocentrali "Manastir 2" është shkyçur mëngjesin e sotëm në orën 08:22 për shkak të mbrojtjes së aktivizuar. Gjashtë minuta më vonë edhe termocentrali "Manastir 1" është shkëputur nga rrjeti elektrik për shkak të aktivizimit të mbrojtjes së transformatorit për nevojat e veta, njofton SHA EMV.
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Termocentrali "Manastir 2" është shkyçur mëngjesin e sotëm në orën 08:22 për shkak të mbrojtjes së aktivizuar. Gjashtë minuta më vonë edhe termocentrali "Manastir 1" është shkëputur nga rrjeti elektrik për shkak të aktivizimit të mbrojtjes së transformatorit për nevojat e veta, njofton SHA EMV.
"Falë aktivizimit në kohë të mbrojtjes, nuk i janë shkaktuar dëme ndaj termocentralit Manastir 1. Konform analizave të bëra deri më tani, nga ekipet eksperte të TE Manastir, bëhet fjalë për shkaqe të jashtme, të cilat do të vërtetohen në mënyrë plotësuese. Aktualisht janë duke u zhvilluar operacione për rilidhjen e TC Manastir 1 në rrjetin elektrik. Menjëherë pas sinkronizimit të TC Manastir 1 në sistemin elektroenergjetik, gjatë ditës do të fillojë operimi për ndezjen e TC Manastir 3, i cili sipas planit të prodhimit nuk ishte në funksion ditëve të fundit", thuhet në komunikatën për media nga SHA EMV. mb/
Foto: MIA