• e enjte, 26 dhjetor 2024

SHA EMV do të kërkojë investitor strategjik për centralet për gaz dhe hidrogjen në Manastir dhe Negotinë

SHA EMV do të kërkojë investitor strategjik për centralet për gaz dhe hidrogjen në Manastir dhe Negotinë

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Qeveria ka ngarkuar SHA EMV që të fillojë negociatat për investitor potencial strategjik dhe bashkëpunim të mundshëm për realizimin e projekteve për centralet për gaz dhe hidrogjen në Manastir dhe Negotinë, informoi Pres shërbimi qeveritar pas seancës së sotme të qeverisë.

Në seancë është marrë Vendim për fillimin e procesit për transformimin e prodhimit të energjisë elektrike me centrale me gaz dhe hidrogjen.

"Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën nga Ministria e Ekonomisë për nevojën e inicimit të projekteve për ndërtimin e centralit regjional 800 MW me gaz dhe hidrogjen në Negotinë dhe 250-300 MW gaz-hidrogjen në Manastir. SHA EMV obligohet të fillojë negociatat për investitor potencial strategjik dhe bashkëpunim të mundshëm për realizimin e projekteve për centralet e Manastirit dhe Negotinës konform me Ligjin për investime strategjike", informojnë nga Qeveria. qa/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR