Shërbimet hotelerike rriten për gjashtë për qind në nëntor në nivel vjetor
- Çmimet e shërbimeve hotelerike në nëntor në krahasim me tetorin e këtij viti janë rritur për 0,1 për qind, ndërsa në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar për gjashtë për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
- Post By Fami Bajrami
- 13:20, 5 dhjetor, 2024
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Çmimet e shërbimeve hotelerike në nëntor në krahasim me tetorin e këtij viti janë rritur për 0,1 për qind, ndërsa në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar për gjashtë për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Në periudhën janar-nëntor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shërbimet e hotelerisë shënuan rritje për 5,6 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar për 3,3 për qind, thekson ESHS. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s