• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shënohet Shën Klimenti i Ohrit - burim i spiritualitetit dhe arsimimit

Shënohet Shën Klimenti i Ohrit - burim i spiritualitetit dhe arsimimit

Shkup, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Me një sërë aktivitetesh në vend do të shënohet 8 Dhjetori - Dita e Shën Klimentit të Ohrit, dhe festës së patronatit të Kishës ortodokse maqedonase - Arqipeshkvia e Ohrit.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ndahet çmimi shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për realizime shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, shëndetësisë, artit, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale të interesit publik të RMV-së.

Në pajtim me vendimin e Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2023, fituese e sivjetme për realizim në fushën e edukimit dhe arsimit është prof.dr. Rabie Murati, profesoreshë universitare, ndërsa për realizim në fushën e kulturës dhe artit është regjisori filmik, Antonio Mitriqeski.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën moton "Shën Klimenti i Ohrit, burim i spiritualitetit dhe edukimit tonë" me ngjarje të rastit do ta shënojë festën shtetërore 8 Dhjetori - Shën Klimenti i Ohrit. Ngjarja qendrore për shënimin e festës do të mbahet në Bibliotekën popullorre dhe universitare "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup.

Shënimi i festës shtetërore do të fillojë në orën 10:45, me vendosjen e luleve para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit në platonë pra BPU "Shën Klimenti i Ohrit". Delegacionin qeveritar do ta kryesojë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, ndërsa në përbërje të tij do të jenë Viktoria Avramovska Madiq, zëvendësministre e Drejtësisë dhe Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në orën 11:00 në BPU "Shën Klimenti i Ohrit" fillon ngjarja solemne për shënimin e festës shtetërore, nët ë cilën do të flasë kryeministri Kovaçevski.

KOM-AO me shërbesa fetare e shënon patronatin e vet. Festimet filluan gjatë ditëve të kaluara, ndërkaq vazhdojnë me liturgji fetare nëpër tempuj. Në Shkup, në kishën "Shën Klimenti i Ohrit" do të mbahet liturgji arkierike ku do të shërbejë kreu i KOM-AO, z.z. Stefan.

Dita e sotme është shpallur festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR