• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shënohet njëzet vjetori i vdekjes së ish presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit

Shënohet njëzet vjetori i vdekjes së ish presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Me vendosjen e luleve në memorialin në Rotimlje afër Mostarit të Bosnje e Hercegovinës, sot është shënuar 20 vjetori i vdekjes tragjike të ish presidentit Boris Trajkovski, anëtarëve të delegacionit dhe ekuipazhit të aeroplanit.

Со положување цвеќе на спомен-обележјето во Ротимље, близу Мостар, Босна и Херцеговина, денеска беше одбележана 20-годишнината од трагичната смрт на поранешниот претседател Борис Трајковски,

Siç informon Pres shërbimi qeveritar në memorialin afër Rotimljes, ku ndodhi fatkeqësia, lule kanë vendosur përfaqësuesit e delegacionit qeveritar në përbërje të ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Kaja Shukova ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Lule vendosën edhe kolonel Biljana Bllazheska, përfaqësuese e kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetë nga Kuvendi i Maqedonisë si dhe përfaqësues nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, EUFOR-BeH.

Në emër të Qeverisë dhe në kujtim të ish presidentit Boris Trajkovski fjalim mbajti edhe shefja e delegacionit, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

"Ky memorial nuk është vetëm një monument i momentit tragjik. Ky është një kujtim për të gjitha brezat se Maqedonia ka pasur dhe ka njerëz të virtytshëm dhe të vendosur të cilët duke ndjekur vizionin, ëndrrën e tyre, patën guximin të shikojnë në të ardhmen. Sot vendi ynë është anëtar i NATO-s dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i arritshëm. Vizioni i Trajkovskit më bind se edhe tani nuk do të hezitonte se çfarë është më e drejtë edhe pse ai vetë e dinte se njerëzit me vizion janë të ndëshkuar të kuptohen më vonë", tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Para memorialit, së bashku me delegacionin e vendit kanë bërë nderime edhe përfaqësues të lartë nga Bosnje e Hercegovina dhe qyteti i Mostarit.

Lule në varrin e ish presidentit Boris Trajkovski sot në varrezat e qytetit në Butel kanë vendosur edhe familja e tij dhe më shumë delegacione.

Lule vendosën edhe presidenti Stevo Pendarovski, delegacion qeveritar i përbërë nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska, ministri i Pushtetit lokal Risto Penov dhe zëvendësministrja e drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq, delegacion i Kuvendit. i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski,  delegacion i Armatës, delegacion i Lidhjes së luftëtarëve të LNÇAM-së i udhëhequr nga Naum Bureski, nënkryetar i Bordit kresor të LLM-së.

Anëtarë të familjes Trajkovski, miq, përfaqësues të pushtetit lokal, partive politike dhe shoqatave të qytetarëve vendosën lule dhe iu përkulën monumentit "Maqedonia" në Strumicë të ngritur për nder të tij.

Më 26 shkurt 2004 në aksidentin me aeroplan ndërroi jetë ish presidenti Boris Trajkovski dhe delegacioni prej tetë anëtarësh që duhej të merrte pjesë në Konferencë ndërkombëtare në Mostar. Përveç presidentit Boris Trajkovski, jetën e kanë humbur edhe zëdhënësja Dimka Ilkova Boskoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Lozanovska, përfaqësuesi i MPB-së Mile Kërstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski si dhe piloti dhe shoqëruesi i pilotit.

Foto: Qeveria dhe MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR