• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, panel-diskutim për rolin e komuniteteve pakicë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, panel-diskutim për rolin e komuniteteve pakicë

Shkup, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Me rastin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor 1948 në Paris nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve (ARDK), me mbështetjen e Misionit të OSBE-së me rastin e kësaj dite, sot në Shkup organizon panel diskutim "Roli i komuniteteve pakicë në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut".

Претседателот Стево Пендаровски упати честитка до граѓаните по повод 23 Октомври – Денот на македонската револуционерна борба, во која наведува дека датумот на основањето на македонската рево

Fjalë përshëndetëse në ngjarje do të ketë Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ambasadori i OSBE-së, Kilian Val, drejtori i ARDK-së, Eran Kurtish, deputetja Arbana Pasholli, zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Xhabir Doko dhe koordinatori nacional për një shoqëri, Robert Alagjozovski. Moderator është Xhelal Hoxhiq, zëvendësdrejtor i ARDK.

Општина Кавадарци објави јавен повик за прибирање предлог проекти по приоритетните области, родова еднаквост и човекови права, негување на културата и културното наследство, младински иниција

Deklarata, e cila u krijua në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe shënon shprehjen e parë globale të të drejtave themelore të të gjithë qenieve njerëzore, përbëhet nga 30 nene që janë përfshirë në traktatet ndërkombëtare të mëvonshme, instrumentet rajonale për të drejtat e njeriut, kushtetutat kombëtare dhe ligjet, dhe në të janë inkorporuar Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe dy protokollet e tij opsionale.

Në vitin 1966, dy pakte detajore u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme, të cilat e kompletuan Kartën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në vitin 1976, me të cilën Karta u bë e drejtë ndërkombëtare dhe dita e miratimit të Deklaratës u vendos si një ditë për të përkujtuar të drejtat e njeriut në nivel global. 

Sipas deklaratës, "Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta. Ata janë të pajisur me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet ta trajtojnë njëri-tjetrin në frymën e përkatësisë së përbashkët njerëzore". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR