Shënohet Dita Ndërkombëtare e Studentëve
- Me një sërë aktivitetesh gjithëditore sot në Shkup do të shënohet 17 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Studentëve. Ngjarja për shënimin e Ditës Kombëtare të Studentëve organizohet nga Trupi Kombëtar Studentor i Maqedonisë së Veriut (TKS), Zyra Rajonale për Bashkëpunim të Rinisë (RYCO) dhe Forumi Arsimor Rinor (FAR), ndërsa fjalime do të kenë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski dhe kryesuesi i TKS-së, Aleksandar Nikollovski.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:57, 18 nëntor, 2024
Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Me një sërë aktivitetesh gjithëditore sot në Shkup do të shënohet 17 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Studentëve. Ngjarja për shënimin e Ditës Kombëtare të Studentëve organizohet nga Trupi Kombëtar Studentor i Maqedonisë së Veriut (TKS), Zyra Rajonale për Bashkëpunim të Rinisë (RYCO) dhe Forumi Arsimor Rinor (FAR), ndërsa fjalime do të kenë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski dhe kryesuesi i TKS-së, Aleksandar Nikollovski.
Pjesa solemne do të fillojë në orën 19:30 në hapësirat e qendrës kulturore "Laboratorium". Gjatë ngjarjes do të lansohet platforma për punë studentore "Linker" e cila ka për qëllim që t'i lidhë studentët me punëdhënësit dhe të kontribuojë më tej në modernizimin dhe zhvillimin e tregut të punës në Maqedoni.
Platforma është një nismë unike studentore, e zbatuar si një bashkëpunim midis ASU-USHCM, "Studentaria" dhe "Brand Peg", thonë nga Trupi Kombëtar Studentor.
Fjalë hyrëse do të kenë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Rininë – RIKO, Albert Hani, Risto Saveski, kryetar i Forumit Arsimor Rinor dhe Aleksandar Nikollovski nga Asambleja Studentore e Universitetit - USHCM. qa/
Foto: Pllakat/ Trupi Kombëtar Studentor