• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shënohet Dita e policisë së Maqedonisë

Shënohet Dita e policisë së Maqedonisë

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Në Komunën e Aerodromit në Shkup sot u mbajt manifesitimi qendror me rastin e 7 majit, Ditës së policisë së Maqedonisë me fjalime të udhëheqësisë së MPB-së, si dhe ekspozitë dhe prezantim i pajisjeve të njësive të ndryshme policore.

Në ngjarje morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacalie. Të dy shprehën qëndrimet e tyre për kushtet e punës së policisë dhe sfidat e profesionit, duke përgëzuar punonjësit dhe përkushtimin e tyre në këtë detyrë.

Toshkovski tha se kur ka ardhur në pozitën e ministrit është përballur me kushte jo dinjitoze pune të policisë, por edhe një dëshirë e pamasë për kryerjen profesionale dhe të ndershme të detyrës policore.

"Periudhë e shkurtër, por unë jam më se i mjaftueshëm në institucion për të parë që ka njerëz që punojnë për të mirën e atdheut. Pikërisht për këtë para zgjedhjeve të ardhshme, mund të them vetëm një falënderim të madh për zyrtarët që u përfshinë në çdo mënyrë në procesin zgjedhor. Gjithashtu, në këto 100 ditë kisha mundësinë të shoh drejtpërdrejt dhe konkretisht jo vetëm shkallën e përgjegjësisë dhe rëndësinë e punës së policisë, por edhe në përgjithësi rëndësinë e shumanshme të këtij institucioni", theksoi Toshkovski. 

Bojmacaliev, nga ana tjetër, në fjalimin e tij theksoi se në periudhën e kaluar institucioni i MPB-së është rritur nga një i mbyllur dhe jo transparent në atë më transparent.

"Periudhën e kaluar është investuar në përkushtim, njohuri, përpjekje, ngritje kadrovike dhe teknike. Të gjitha këto e bëmë si në drejtim të monitorimit të vazhdueshëm të trendëve në punën policore, ashtu edhe në drejtim të efektivitetit maksimal në funksionimin e sistemit kompleks të sigurisë. Shoqëria moderne demokratike është subjekt i ndryshimeve dhe rregullimeve të vazhdueshme dinamike në përpjekje për të vazhduar me trendët moderne, ashtu edhe profesioni i policisë përballet çdo ditë me sfida të panumërta, të cilat transformohen dhe përmirësohen, duke u përballur me nevojën për zgjidhje të reja dhe kreative", deklaroi Bojmacaliev. 

Në shënimin e Ditës së policisë së Maqedonisë morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR