• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shënohet Dita e Forcave ajrore VING

Shënohet Dita e Forcave ajrore VING

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Me aktivitetin e forcave ajrore që janë pjesë e njësisë për aeroportin “Petrovec” dhe të dy aeroplanëve F16 të forcave ajrore greke të cilët ofrojnë siguri në qiellin e Maqedonisë, si dhe duke shpërndarë mirënjohje në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec sot u shënua 10 qershori, Dita e Forcave ajrore VING, gjegjësisht data kur në vitin 1992 u bë fluturimi i parë i një ekuipazhi ushtarak të Forcave ajrore të sapoformuara të Maqedonisë.

 

 

 

 

 

Komandanti i Forcave ajrore VING, kolonel Igorço Stoimenovski theksoi se në këtë ditë 32 vjet më parë, për herë të parë u ngrit një aeroplan i Maqedonisë me ekuipazin e saj. 

"Fillimet ishin shumë të thjeshta, por gjatë asaj periudhe kishim gjënë më të rëndësishme – personel me përvojë, profesionist dhe shumë të motivuar që hodhën themelet e aviacionit ushtarak dhe mbrojtjes kundërajrore. Pajisjet filluan me mbërritjen e helikopterëve transportues, radarëve të mbikëqyrjes së hapësirës ajrore dhe aeroplanëve të lehtë të trajnimit. Me blerjen e aeroplanëve luftarakë dhe helikopterëve, si dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, u krijuan aftësi për të kryer misionin e njësisë", tha Stoimenovski. 

Ai përkujton misionin e Forcave ajrore VING dhe të 11 anëtarëve që humbën jetën në aksidentin e helikopterit në Katllanovë të Bllacës.

 

 

 

 

 

Shefi i Komandës operative, gjeneral brigade Mirçe Gjorgovski theksoi se në këtë ditë të vitit 1992 është realizuar fluturimi i parë me ekuipazh ajror të Maqedonisë. 

Ai theksoi se mbrojtja e hapësirës ajrore është prioritet kryesor dhe shtoi se në 32 vitet e fundit është dhënë një kontribut konkret në ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive të njësisë.

Ai theksoi se sistemet dhe pajisjet e reja luftarake do të mundësojnë aftësi më të mëdha operacionale dhe performancë më të mirë të disa prej detyrave më të rëndësishme të njësisë, ndërsa këto, siç tha ai, janë vëzhgimi dhe zbulimi i vazhdueshëm i kërcënimeve nga hapësira ajrore, zbulimi, paralajmërimi i hershëm dhe angazhimi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore me bazë tokësore dhe përgjimi, identifikimi dhe shkatërrimi i objektivave ajrore, mbështetja e afërt ajrore dhe mirëmbajtja aeroteknike e objekteve që disponon.

Njësiti, theksoi, është i njohur si ekip me profesionistë shumë të trajnuar për kryerjen e detyrave luftarake, por edhe për shuarjen e zjarreve dhe misioneve të tjera humanitare në kushte komplekse të motit. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR