• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shënohet Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës - 9 maj

Shënohet Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës - 9 maj

Shkup, 9 maj 2024 (MIA)-  Me vendosjen e luleve të freskëta para monumentit "Çlirimtarët e Shkupit", si dhe në varrezat partizane në Butel, sot u shënua Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Evropës - 9 Maj.

Ambasadori evropian Dejvid Gir, së bashku me delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov dhe zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq, sot para pllajës së Qeverisë e shënuan Ditën e Fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Evropës duke vendosur lule të freskëta para monumentit "Çlirimtarët e Shkupit".

Евроамбасадорот Дејвид Гир положува свежо цвеќе пред платото на Владата на Република Северна Македонија

Dita e fitores mbi fashizmin shënohet pasi Gjermania në vitin 1945 e ratifikoi aktin e kapitullimit të pakushtëzuar dhe u shpall fitorja e koalicionit antihitler, ndërsa Dita e Evropës festohet pasi ministri francez i Punëve të Jashtme i asaj kohe, Robert Shuman më 9 maj 1950 e promovoi idenë për bashkëpunim të ri politik në Evropë si një mjet për të reduktuar në mënyrë drastike mundësitë e një lufte tjetër midis kombeve evropiane, e cila më vonë u bë e njohur si "Deklarata e Shumanit".

Evropa sot feston përvjetorin e “Deklaratës Shuman”, e cila i dha shtysë të parë asaj që çoi në krijimin e Bashkimit Evropian të sotëm.

Me rastin e Ditës së Evropës, BE-ja dhe institucionet e saj çdo vit organizojnë ngjarje dhe manifestime për shënimin e festës. Këto vit, me atë rast, Bashkimi Evropian më 4 maj organizoi një "ditë të hapur", në të cilën qytetarët mund të vizitonin selitë e institucioneve të Unionit dhe të njihen me mënyrën e funksionimit të tyre. 

Dita e Evropës është shpallur festë në nivel të BE-së dhe është ditë jopune për të punësuarit në institucionet evropiane. Mes anëtarëve të BE-së, 9 maj është festë shtetërore vetëm në Luksemburg, ndërsa në Rumani përkon me Ditën e Pavarësisë së vendit. ls/ 

Foto: MIA 

Фото: МИА

 

QËNDRONI TË LIDHUR