• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shënohet dita e Drejtorisë së Policisë Financiare dhe 20-vjetori i ekzistimit

Shënohet dita e Drejtorisë së Policisë Financiare dhe 20-vjetori i ekzistimit

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Në Klubin e deputetëve sot u shënua Dita e Drejtorisë së Policisë Financiare dhe 20-vjetori i ekzistimit të institucionit. Në shënimin e këtij jubileu të rëndësishëm mori pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili në fjalimin e tij tha se Drejtoria e Policisë Financiare është hallkë e rëndësishme në sistemin për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Ndër vite ky institucion dëshmoi nivel të lartë të profesionalizmit, dhe transparencës. Në këtë betejë është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi institucional të cilin Drejtoria e ndërton me Ministrinë e Punëve të Brendshme si edhe me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, me ambasadat e shteteve partnere strategjike të Maqedonisë së Veriut. Edhe bashkëpunimi është një tregues për rëndësinë e koordinimit të përbashkët të institucioneve për përballjen me krimin e organizuar financiar dhe korrupsionin i cili i shkakton dëm të madh buxhetit të shtetit dhe i bën keq të gjithë shoqërisë", tha Kovaçevski.

Vlerësoi se përballja me këtë lloj krimi është sfidë në nivel botëror dhe se për përballjen me këtë sfidë duhet përforcim i pavarësisë së institucioneve, distinksion i qartë i kompetencave të autoriteteve në shtet por edhe veprimi në pajtim me rregullativat ligjore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi dhe vlerësoi se përballja e përbashkët me format e ndryshme të krimit financiar, zbatimi i ligjeve dhe realizimi i parimeve të qeverisjes të së drejtës janë me rëndësi thelbësore për shoqërinë.

"Sigurimi i ligjshmërisë në punën financiare, që rekomandon jo vetëm ndjeke vigjilente, por edhe në kohë, detektim analitik dhe të detajuar të të gjitha paligjshmërive në domenin e punës dhe kompetencës së Drejtorisë së Policisë Financiare, në pajtim me atë që është dëshmuar deri më tani nga ky institucion dhe të punësuarit e sdaj, tregon se këto qëllime janë të arritshme, të realizueshme madje edhe krahas ndryshimeve reformuese të domosdoshme që gjatë periudhës së kaluar është dashur të bëhen", potencoi ministri Spasovski.

Ai shtoi se aktivitetet e përbashkëta dhe projektet midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Financiare kanë rezultuar me rritjen e profesionalizimit gjatë kryerjes së detyrave operative.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ishte decid se roli i Drejtorisë së Policisë Financiare është të jetë mbrojtës i sistemit financiar dhe interesave shoqërore.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Goran Ivanov informoi se nga emërimi i tij në funksion janë shtruar më shumë se 100 kallëzime penale për shkaktimin e dëmit mbi buxhetin dhe theksoi se në të ardhmen Drejtoria do të vazhdojë të punojë në ekipimin e kuadrit, përforcimin e kapaciteteve operative, edukimin e vazhdueshëm dhe avancimin e kuadrove.

Në ngjarje u ndanë plaketa për pesë të punësuar nga Drejtoria e Policisë Financiare në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR