• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shënohet Dita e dhurimit të organeve, për tre vjet 67 persona patën shans për një jetë të re

Shënohet Dita e dhurimit të organeve, për tre vjet 67 persona patën shans për një jetë të re

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Në suaza të shënimit të Ditës Evropiane të dhurimit të organeve, 7 tetori, sot në "Shtëpinë Evropiane" në Shkup u shënua fillimi i projektit "Mbështetje për sistemin e transplantimit", i financuar nga Bashkimi Evropian.

Nëpërmjet mbjelljes simbolike të një bime të re si sinonim i një jete të re që do të ushqehet, të pranishmit bënë homazhe, siç u tha, të gjithë 19 donatorëve dhe familjeve të tyre, falë të cilëve në tre vitet e fundit  67 persona morën një organ dhe shans për një jetë të re.

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari Ivan Ognjanovski është një nga ata 67 persona. Në maj të vitit 2020, ai u transplantua me zemër nga një donator i vdekur. Ai është pacienti i parë në vend që iu nënshtrua transplantit të zemrës.

Procesi itransplantimit nga një donator i vdekur në Maqedoninë e Veriut filloi në vitin 2015 pas ndryshimeve ligjore të miratuara që përcaktojnë këtë çështje. Progresi më i madh u bë në vitin 2020 me fillimin e transplantimit të shumë organeve ose transplantimit të organeve me shumë donatorë. Atë vit u krye transplantimi i parë i zemrës, vitin e ardhshëm u kryen transplantet e para të indeve të eshtrave, dhe vitin e kaluar 2022 u krye për herë të parë një transplantim i mëlçisë. Për një periudhë prej 3 vjetësh, 19 familje ranë dakord të dhurojnë dhe transplantojnë 67 organe, duke përfshirë 34 veshka, 3 mëlçi, 9 zemra dhe 20 inde kockore.

Ambasadori evropian Dejvid Gir shprehu kënaqësinë e tij për këtë ngjarje dhe tha se dhurimi i organeve është një temë që prek individë dhe familje të panumërta.

Siç theksoi ai, raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian tregon se kemi bërë progres në vitet e fundit sa i përket dhurimit të organeve dhe transplantimit të tyre.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se në një periudhë relativisht të shkurtër prej vetëm tre vjetësh, ne arritëm nga pothuajse zero donatorë të arrijmë në një transplantim të shumë organeve.

Transplantet, siç sqaroi ministri, janë kryer përmes Programit të Transplantimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha familjet që ranë dakord në momentet më të vështira për të dhuruar organet e të dashurve të tyre dhe kështu shpëtuan shumë jetë.

"Ishin pikërisht familjet e donatorëve që rritën ndërgjegjësimin e publikut për dhurimin e organeve në vend, gjë që do të shpëtojë shumë jetë të tjera. Për këtë u jemi jashtëzakonisht mirënjohës", tha Mexhiti.

Koordinatorja nacionale për transplantim, Maja Mojsova - Mijovska, e përshëndeti projektin, i cili do të përfshijë edhe edukim, fushata dhe sinkronizim të legjislacionit.

Ajo që është ndoshta më e rëndësishme se numrat është dimensioni njerëzor i transplantit, dhe kjo është ajo që ne po festojmë sot. Dita që i kushtojmë të gjithë dhuruesve të organeve. Për Koordinatoren Kombëtare të Transplantit dr. Maja Mojsova-Miovska, procesi i transplantimit ka një dimension të madh njerëzor.

Vetë transplantimi shpëton jetë, por për të shpëtuar një jetë, duhet të ekzistojnë familjet që dhurojnë. Kur në ndarjet më të vështira nga një i dashur dhurohet, është akti më i fuqishëm në jetën e njeriut. Dashuri njerëzore që nuk ka dimension. Këtë ditë e festojmë me respekt të madh për të gjithë donatorët dhe familjet e tyre me një mesazh të thjeshtë: "Ju shpëtuat jetë" , thotë Koordinatorja Kombëtare e Transplantit  Maja Mojsova-Mijovska. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR