• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shënohet Dita e Brigadës së parë këmbësorike në Armatë

Shënohet Dita e Brigadës së parë këmbësorike në Armatë

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Në kazermën "Strasho Pingjur" në Petrovec, sot, me ceremoni ushtarake, do të shënohet Dita e njësisë  më të madhe ushtarake në Armatë, Brigada e parë këmbësorike.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes (MM), Brigada do ta shënojë Ditën e Njësisë me program adekuat, ku janë paraparë fjalime, shpallje e njësisë më të mirë, ndarja e masave stimulative, parakalim ushtarak të njësive, pikë artistike dhe paraqitje e armatimit dhe pajisjeve me të cilat disponon brigada.

Në shënimin do të merr pjesë dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtatëmadhorisë, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, ndërsa para pjesëtarëve të Brigadës do të mbajnë fjalim ministrja Petrovska, komandanti i komandës për operacione, gjenerali i Brigadës Besnik Emini dhe komandanti i Brigadës, gjenerali i brigadës, Sasho Lafçiski.

Brigada e parë këmbësorike e shënon 2 prillin, kur pas marrjes së detyrave dhe përgjegjësive të dy brigadave të mëparshme, është transformuar në njësinë më të madhe ushtarake në Armatë, me përfaqësim të disa gjinive të Armatës.

Në ceremoninë pritet të merr pjesë edhe zëvendës ministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga,  drejtori Shtatëmadhorisë, gjeneral i brigadës, Simeon Trajkovski, përfaqësues nga Kabineti i presidentit, gjeneralë në Armatë, ish komandantët e njësisë, atashetë ushtarakë, udhëheqës në Shtatëmadhori dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve me të cilat njësia bashkëpunon. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR