• e enjte, 18 korrik 2024

Shënohet Dita botërore e mjedisit jetësor me aktivitete "të gjelbra" në Shën Nikollë dhe Tetovë

Shënohet Dita botërore e mjedisit jetësor me aktivitete

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Me hapjen e instalimit të parkut me erë "Bogosllovec" në Shën Nikollë dhe Jurop Haus në Tetovë sot "TeamEurope" do ta shënojë Ditën botërore të mjedisit jetësor, njoftoi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.

"Bogosllovec" është parku i dytë me erë në vend, pas parkut "Bogdanci" të lëshuar në përdorim në vitin 2015. Të dy parqet me erë janë rezultat i qasjes #TeamEurope i cili kontribuon për transformim.

Në lokalitetin "Bogosllovec" janë instaluar tetë turbina me erë, të cilat do të kenë fuqi të përgjithshme prej 36MW. Edhe të dy parqet, siç citohet në kumtesë, në masë të madhe kontribuojnë për tranzicionin e drejtë të gjelbër të Maqedonisë së Veriut qëllimi i së cilës është ta ngritë kapacitetit nacional për burimet e rindërtueshme mbi 50 për qind deri në vitin 2024, që do të thotë 400 MW shtesë dhe 160 MW energji solare dhe me erë.

Në hapjen e parkut me erë është paralajmëruar prania e euroambasadorit Dejvid Gir.

Ambasadori Gir pastaj do ta vizitojë Tetovën ku do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të Jurop Haus. Ai fillimisht do ta dorëzojë bibliotekën mobile të financuar nga projekti i BE-së "Rrjeti rajonal për diversitet kulturor - RID)",  në organizim të LOJA nga Tetovë. Projekti është zbatuar në suaza të Programit për shoqëri civile dhe media 2018-2019 të financuar nga BE-ja nga viti 2020 për mbështetjen e pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Aktiviteti i parë i Jurop Haus Tetovë do të jetë një debat "Tetova për një gjeneratë të re, më të gjelbër" me studentë nga Universiteti i Evropës Juglindore. Debatin me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor do ta udhëheq aktivistja Elmedina Abdullahi, e nominuar për Gruan evropiane të vitit për vitin 2024.

Programi, siç citohet në kumtesë, do të rrumbullaksohet me një koncert të artistes, muzikante dhe vokaliste Zarina Prvasevda dhe ansamblit të saj, i cili do të jetë i hapur për opinionin. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR