• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shënohet 7 Maji - Dita e policisë së Maqedonisë në Dellçevë: Institucionet ekzistojnë vetëm në interes të qytetarëve

Shënohet 7 Maji - Dita e policisë së Maqedonisë në Dellçevë: Institucionet ekzistojnë vetëm në interes të qytetarëve
Dellçevë, 7 maj 2022 (MIA) - Nën moton "MPB për qytetarët" dhe duke e promovuar konceptin "Policia në shërbim të qytetarëve", sot në Dellçevë u mbajt  manifestimi qendror me rastin e Ditës së Policisë së Maqedonisë, 7 Maj. Në solemnitet morën pjesë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministra e përfaqësues tjerë të Qeverisë, përfaqësues të ambasadave në RMV, drejtorë të policive nga vendet e rajonit, pjesëtarë të pensionuar të MPB-së, familjet e pjesëtarëve të vdekur të MPB-së, deputetë në Kuvend, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera.
Ministri Spasovski ndau plaketa për aksionet operative të realizuara me sukses dhe rezultatet më të mira të arritura në MPB për vitin 2021, ndërsa në fjalën e tij me këtë rast, ndër të tjera, theksoi se institucionet ekzistojnë vetëm në interes të qytetarëve, pa marrë parasysh interesin e tyre personal. Angazhimet dhe qëndrimet e vendosura janë standarde bashkëkohore që do ta realizojnë plotësisht pozitën kyçe të institucionit, që është policia - shërbim për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
"Duke ndjekur në vazhdimësi pulsin e kohës, tendencat politike dhe të sigurisë rajonale dhe globale, por edhe nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve, nga këndvështrimi aktual mund të konkludojmë lirisht se Ministria e Punëve të Brendshme, të gjitha njësitë e saj organizative tashmë janë krijuar jo vetëm si shërbim dhe partner i qytetarëve, por edhe si partner i respektueshëm në nivel të jashtëm, aktivisht i angazhuar në shumë iniciativa, shoqata dhe projekte rajonale dhe ndërkombëtare, pothuajse në të gjitha fushat e sferës së sigurisë", tha Spasovski.
Spasovski gjithashtu dërgoi mesazh se policia mund dhe duhet të qëndrojë konsekuente në rrugën e respektimit pa kompromis të ligjit dhe ligjshmërisë; për urdhrin dhe sigurisht për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë.
Xhaferi dërgoi urime me rastin e festës dhe apeloi te të gjithë pjesëtarët e MPB-së, të jenë dera e parë në të cilët do të trokasin qytetarët, numri i parë në të cilin do të lajmërohen gjithmonë kur të ndjehen të pasigurt dhe të pamundur.
"Me rëndësi është ta fitoni dhe ta mbani lartë besimin e qytetarëve, me rëndësi është të jeni shembull për atë që do të thotë nëpunës policor profesional në shërbim të qytetarëve. Jam thellë i bindur se besimi i ndërsjellë, bashkëpunimi dhe qëndrimi gjithmonë në anën e vërtetë, të drejtë të ligjit do të kontribuojë të kemi rrugë më të sigurta, institucione më demokratike dhe më të drejta të cilat me asgjë nuk do të ngecin pas forcave policore evropiane dhe botërore të standardit të lartë.  Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë çdoherë si edhe deri tani i hapur për propozimet Tuaja, sugjerimet dhe ndryshimet konkrete ligjore që do të ishin në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit Tuaj, në drejtim të përmirësimit të statusit Tuaj", porositi Xhaferi. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR