• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shënohet 247-vjetori i pavarësisë së SHBA-së

Shënohet 247-vjetori i pavarësisë së SHBA-së

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Ambasada amerikane në Shkup sonte e shënoi 247-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Në shënimin e përvjetorit foli ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler e cila foli për themeluesit e SHBA-së, për demokracinë, për parimet, por edhe për partneritetin me Maqedoninë e Veriut. 

"Aspirata vazhdon edhe sot e kësaj dite, kur përballemi me sfida të vjetra dhe të reja. E njëjta gjë është edhe me aleancën tonë, miqësinë dhe aleancën tonë mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ne kurrë nuk do të arrijmë aleancën e pakapshme, 'perfekte'. Por parimet që ndajmë, sfidat me të cilat përballemi - jo vetëm, por së bashku - do ta çojnë përpara aleancën tonë, në aspiratën drejtë përparimit, prosperitetit dhe sigurisë", tha Ageler.

SHBA-ja, shtoi ajo, është më e mirë, më e fuqishme dhe më mirënjohëse, sepse ka aleatë. 

"Kemi miq. Sepse kemi miq - miq si ju, si shteti Maqedonia e Veriut", porositi ambasadorja amerikane Ageler. 

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe anëtarë të tjerë të kreut shtetëror, politikanë nga partitë në pushtet dhe ato të opozitës, përfaqësues të korit diplomatik dhe të jetës publike dhe politike... fc/

ФОТО: Принтскрин 

 

QËNDRONI TË LIDHUR