• e premte, 27 dhjetor 2024

Shënohen 32 vite nga vendosja e denarit

Shënohen 32 vite nga vendosja e denarit

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Më 26 prill para 32 viteve është vendosur denari si valutë kombëtare dhe është vendosur korniza institucionale e sistemit monetar, respektivisht Banka Popullore ka filluar të funksionojë si bankë e pavarur qendrore.

"Kjo datë është e rëndësishme në historinë tonë, pasi me pavarësinë monetare u rrumbullaksua tërësia e procesit të formimit të shtetit tonë! Gjatë 32 viteve të kaluara, Banka Popullore u ballafaqua me numër të madh të sfidave, të cilave me sukses iu përgjigj, ndërsa denari ishte dhe do të jetë 'bërthama e stabilitetit të ekonomisë sonë'", qëndron në kumtesën e Bankës Popullore në Fejsbuk. bsh/

Foto: Banka Popullore

QËNDRONI TË LIDHUR