• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shënimi i Javës evropiane të sigurisë dhe shëndetit në punë

Shënimi i Javës evropiane të sigurisë dhe shëndetit në punë

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) në bashkëpunim me fondacionin “Fridrih Ebert” sot në Shkup do të shënohet Java evropiane e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Siç informojnë nga MPPS në Javën evropiane të sigurisë dhe shëndetit në punë do të flasin Jovanka Trençevska ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Shtefen Hudolin, delegacion i Bashkimit Evropian në këtë vend, Sllobodan Trendafilov kryetar i LSM-së, Vlladanka Trajkovska kryetar i ORM-së, Emil Kërstanovski koordinator kombëtar i Organizatës ndërkombëtare të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues i zyrës së FES.

Në këtë aktivitet do të ndahet Çmimi kombëtar për kompaninë me sistemin më të mirë të implementuar për SSHP - 2023.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR