• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shënimi i Ditës së njësisë së parë speciale të armatës

Shënimi i Ditës së njësisë së parë speciale të armatës

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Në kazermën "Ilinden" - Shkup sot do të mbahet solemnitet uhstarak me rastin e shënimit të Ditës së njësisë së parë speciale dhe 30 vite nga formimi i Batalionit të forcave speciale (bFS).

Batalioni i forcave specilae e feston 1 marisn, si datë për nder të ditës kur në vitin 1994 u formua njësia e parë specile e Armatës, e njohur si "Ujqit", e cila njëherit është edhe njësia e parë profecionale.

Në solemnitet, krahas ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovksa dhe shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovki, do të marrin pjesë edhe gjeneralë të armatës, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës, gjeneralë të penssionuar, komandantë të komandave dhe njësive të Armatë dhe mysafirë të tjerë të lartë.

Dita e njësisë, në pajtim me programin, do të shënohet me fjalime të rastit të ministres së Mbrijtjes, shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, komandantit të parë të njësisë, gjeneralit të pensionuar Mirosllav Stojanovski dhe komandantit të bFS-së, Stefan Ivanovski, pas pka do të pasojë kumtimi i masave stimuluese për pjesëtarët e njësisë dhe prezantimi i një pjese të pajisjes së re për pjesëtarët e Armatës. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR