• e diel, 07 dhjetor 2025

Shënimi i Ditës Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetori i themelimit të FAO

Shënimi i Ditës Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetori i themelimit të FAO

Shkup, 16 tetor 2025 (MIA) – Nën moton “Krah për krah për ushqim më të mirë dhe të ardhme më të mirë” sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Ushqimit dhe 80-vjetori i themelimit të Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi (FAO). 

Qëllimi është që të theksohet rëndësia e aksionit të përbashkët për krijimin e sistemeve më të qëndrueshme për ushqim dhe mbrojtje të burimeve natyrore. 

Me rastin e jubileut, në Parkun e Frankofonisë në Shkup do të mbillen drunj si simbol i angazhimit të përbashkët për të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme. Ngjarja do të përfshijë ekspozitë të fotografive që e tregon punën e FAO gjatë 80 viteve të kaluara, aktivitete kreative për fëmijë dhe të rinj, si dhe mundësi që pjesëmarrësit të lënë porosi personale për të ardhme të qëndrueshme dhe më të mirë. fc/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR