• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shënimi i Ditës botërore të librit dhe të drejtës autoriale

Shënimi i Ditës botërore të librit dhe të drejtës autoriale

Shkup, 24 prill 2023 (MIA) - Biblioteka nacionale dhe universitare "Shën Klimenti i Ohrit" - Shkup sot tradicionalisht do ta shënojë Ditën botërore të librit dhe të drejtës autoriale, të themeluar nga UNESKO në vitin 1995.

Kjo datë shënohet çdo vit në mbarë botën më 23 prill si datë simbolike në letërsinë botërore sepse mu kjo ditë është e lidhur me personalitetet briliante të fjalës së shkruar si Miguel de servantes, Uilliam Shekspir, Lope De Vega. Ideja bazohet në zakonin e vjetër katalonas për t'u dhuruar libër dhe trëndafil.

Në këtë festë të librit në BNU "Shën Klimenti i Ohrit" - Shkup do të lexohen fragmente nga romani "Don Kishoti", ndërsa gjithashtu do të hapet edhe ekspozita e librave "Kujtimi për Husto Horhe Padron", të cilën do ta hapë bashkëshortja e tij Kleopatra Filipova.

Biblioteka nacionale dhe universitare "Shën Klimenti i Ohrit" - Shkup është përfshirë në këtë festë që nga fillimi dhe është koordinuese e aktiviteteve në vend. Porosinë e vendit tonë për ngjarjen e shkroi prof. dr. Ana Stojanoska, ndërsa në shënim do të lexohet edhe porosia botërore nga Odre Azule, drejtoreshë e përgjithshme e UNESKO-s.

BNU "Shën Klimenti i Ohrit" - Shkup në shënimin e 23 Prillit mori mbështetje nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës, Ambasada e Gjermanisë dhe shtëpitë botuese "Ars lamina" dhe "Ars - studio". ab/

Foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR