• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shënimi i Ditës Botërore të botës së egër në Shtëpinë e Evropës në Shkup

Shënimi i Ditës Botërore të botës së egër në Shtëpinë e Evropës në Shkup

Shkup, 3 mars 2023 (MIA) - Ambasadori evropian Dejvid Gir dhe ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova sot në Shtëpinë e Evropës në Shkup do të shënojnë Ditën Botërore të botës së egër dhe 50-të vjetorin e Konventës për tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të faunës dhe florës së egër.

Dita Botërore e Kafshëve të Egra shënohet çdo 3 Mars për të festuar të gjitha kafshët dhe bimët e egra të botës në njohje të diversitetit, bukurisë dhe kontributit të tyre për shëndetin dhe mirëqenien. Data përkon me nënshkrimin e Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES).

Në vitin 2023 shënohen 50 vjet nga nënshkrimi i CITES, i cili zbatohet përmes sistemit të certifikimit të aplikuar nga 184 palë kontraktuese, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, 25 për qind e llojeve të kafshëve të Evropës kërcënohen me zhdukje, citohet në kumtesën e Shtëpisë  së Evropës.

Ambasadori Gir dhe ministrja Shukova do t'i referohen mbështetjes së dhënë nga Bashkimi Evropian për respektimin e botës së egër dhe luftën kundër tregtisë së specieve të rrezikuara.

Projekti i financuar nga BE-ja "Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES" vendos një fokus të veçantë në gatishmërinë e vendit dhe autoriteteve kombëtare për të zbatuar rregullat e BE-së për tregtinë e kafshëve të egra. Sistemi i certifikimit dhe monitorimit të kufijve CITES do të dixhitalizohet për identifikimin dhe gjurmimin më efikas të specieve, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për speciet që janë pjesë e produkteve specifike përfundimtare të vendosura në treg. Korniza legjislative për CITES dhe mbrojtjen e natyrës do të harmonizohet.

Tregtia me kafshët e egra është kthyer në një nga aktivitetet kriminale më fitimprurëse në botë, me efekte shkatërruese në diversitetin biologjik. Evropa është një zonë tranziti dhe një burim i tregtisë ilegale. CITES është mjeti i përsosur për t'i dhënë fund këtyre kërcënimeve ndaj biodiversitetit dhe për të siguruar qëndrueshmëri me natyrën, përtej kufijve të çdo vendi, shtohet në kumtesën e Shtëpisë së Evropës. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR