• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Shënimi i Ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë

Shënimi i Ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë

Shkup, 28 prill 2025 (MIA) - Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës (SHMSP) sot do të shënojë 28 Prillin - Ditën Botërore për siguri dhe shëndet në punë dhe do të prezantojë Raportin vjetor për fatkeqësitë dhe lëndimet që kanë ndodhur në vendin e punës gjatë vitit 2024-të.

Si dhe në vitin e kaluar, në një park në Aerodrom, do të mbillen drunjë në përkujtim të punëtorëve viktima në vendin e punës.

Dita botërore për siguri dhe shëndet në punë është themeluar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) për të promovuar  parandalimin e aksidenteve, lëndimeve dhe sëmundjeve profesionale në nivel global.

"Bëhet fjalë për fushatën e ngritjes së ndërgjegjësimit që kanë për qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare në trendet e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Tema e fushatës së ONP-së për vitin 2025 është "Një epokë e re në shëndet dhe siguri: Roli i inteligjencës artificiale dhe digjitalizimi në vendin e punës", informoi SHMSP.  rq/bsh/

Foto: ueb faqja e SHMSP-së

QËNDRONI TË LIDHUR