• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shënimi i 80-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

Shënimi i 80-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

Shkup, 12 mars 2023 (MIA) - Nën moton "11 mars 1943 - Kurrë më" sot shënohet 80-vjetori i Holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia e Veriut, që në përkujdesjen e Qeverisë, e organizon Bashkësia Hebraike në vend dhe Fondi i Holokaustit. 

Shënimi filloi me kortezhin e të gjallëve nga Muzeu i Qytetit të Shkupi deri te Monopol - Imperial Tobako. Janë paralajmëruar fjalime të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, kryetarit të grupit parlamentar për miqësi Izrael - Maqedoni e Veriut, Hamad Amar, si dhe të Ernest Hercog nga Kongresi Botëror Hebraik, Maria Bagdasarova nga Kongresi Evropian Hebraik dhe Pepo Levi, kryetar i Bashkësisë Hebraike në vend.

Në këtë periudhë kohore do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në disa rrugë të qytetit. 

Shënimi i kësaj dite do të vazhdojë në Varrezat e Qytetit në Butel ku do të vendosen lule para përmendores së hebrenjve të dëbuar dhe para përmendires së luftëtarëve të rënë në LNÇ.Sonte në Operën dhe Baletin Nacional do të mbahet koncert përkujtimor në të cilin pritet të flasin kryeministri Dimitar Kovaçevski, ambasadorja e Izraelit, Simona Frankel, kryetari i Bashkësisë Hebraike në vend Pepo Levi dhe kryesuesi i Kongresit Hebraik Amerikan, rabini Endrju Bejker. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR