• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shënimi i 125 vjetorit të diplomimit të Kemal Ataturkut në Gjimnazin Ushtarak në Manastir

Shënimi i 125 vjetorit të diplomimit të Kemal Ataturkut në Gjimnazin Ushtarak në Manastir

 Manastir, 13 mars 2024 (MIA)  - Ambasada e Republikës së Turqisë sot në Manastir organizon ceremoni për shënimin e 125 vjetorit të diplomimit të Kemal Ataturk në Gjimnazin Ushtarak të Manastirit, ish Idadija.

Siç dihet, Mustafa Kemal Ataturku në Manastir u shkollua në periudhën nga viti 1896 deri në vitin 1898, ku sipas kronistëve, pikërisht në gjimnazin ushtarak në Manastir u krijua baza e pjekurisë së tij ideologjike.

 

Në memoaret e jetës si nxënës në Manastir, Ataturku ka  shkruar... “Kur isha në shkollë të mesme në Manastir, studioja shumë. Të gjithë e jepnim maksimumin për ta përfunduar vitin shkollor të parë apo të dytë në klasë. Kështu e mbarova shkollën ushtarake...” në të cilën studioi bashkë me nxënës nga Manastiri, Shkupi, Peja, Janina, Selaniku, Velesi...

Mustafa Kemali ishte nxënës i dalluar me “Epoleta numër 7348”, ndërsa në një intervistë dhënë gazetarit Ahmet Emin Jalman në vitin 1922, lidhur me kujtimet e tij nga jeta e tij si nxënës në gjimnazin e Manastirit, ka thënë “derisa isha në gjimnazin ushtarak të Manastirit kam mësuar me vullnet të madh.  Të gjithë bëmë përpjekje të forta për të qenë të parët ose të dytët në klasë. Shkolla i mëson të rinjtë të jenë humanë, t'i duan kombin dhe atdheun, të jenë krenarë e të pavarur”!

 

Manifestimet me rastin e përvjetorit të diplomimit të Mustafa Kemal Ataturkut në gjimnazin ushtarak të Manastirit duke filluar nga viti 2010, mbahen në vazhdimësi në Muzeun e Manastirit, gjegjësisht në dhomën përkujtimore të Ataturkut dhe në të cilën janë dhënë dëshmi nga jeta e Mustafa Kemal Ataturkut dhe bustin para të cilit sot sërish përkulen përfaqësues të shtetit të Maqedonisë dhe mysafirë nga Turqia. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR