• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sesioni NKEU-MK për Kapitullin 23: Rejtingu i institucioneve gjyqësore në vend është i ulët, bie mbështetja e qytetarëve për anëtarësim në BE

Sesioni NKEU-MK për Kapitullin 23: Rejtingu i institucioneve gjyqësore në vend është i ulët, bie mbështetja e qytetarëve për anëtarësim në BE

 Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Rejtingu i institucioneve gjyqësore në vendin tonë është mjaft i ulët, ndërsa është e ulët edhe  përqindja e mbështetjes së qytetarëve për anëtarës në BE   gjegjësisht është pothuajse përgjysmuar. Është i rëndësishëm vullneti politik të cilin e tregon Qeveria për këtë plan, por nevojitet nga ky vullnet politik deklarativ, të kalohet  në aktivitete më të mëdha në planin e reformës. Grupi i punës 3 është një mundësi e mirë për të parë nëse konkluzionet nga rekomandimet  dhe nga vetë sesioni janë relevante dhe pasqyrojnë realitetin e shtetit tonë.

Kjo u theksua në sesionin e sotëm të njëmbëdhjetë të Grupit të punës 3 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23), me temën “Roli i Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë në fitimin e pavarësisë dhe integritetit në gjyqësor”, nikoqir i të cilit ishte Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në organizim të Lëvizjes Evropiane. 

Koordinatorja kombëtare e NKEU-MK dhe kryetare e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska, në sesionin e sotëm informoi se rreth 40 për qind nga rekomandimet e Konventës Kombëtare tashmë janë implementuar. 

"Në gjashtë vitet e fundit NKEU krijoi një rreth të veçantë të ekspertëve, dialogjet dhe rekomandimet e të cilëve ishin të dobishme për sektorin qeveritar”, përfundoi Gjurovska, duke konfirmuar se projekti Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut është një platformë e mirë për përfshirjen e sektorit civil në debate për tema  lidhur me  procesin e integrimeve evropiane, me qëllim që të përgatiten të gjitha kapacitetet e shtetit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në", tha Gjurovska.

Sipas saj, rejtingu i institucioneve gjyqësore në shtetin tonë është mjaft i ulët. 

 

Сесија на НКЕУ-МК за Поглавје 23  фото/Европско движење Северна Македонија

 Ajo shton se hapësira evropiane është e kënaqur shumë më tepër me segmente politike sesa me aspekte pozitive të vetë procesit të integrimit evropian.

 Siç tha, në Kapitullin 23, sektori civil në shtetin tonë është i fortë. Theksoi se këtu kemi disa platforma, të cilat veprojnë këtu, por vërejtja për sektorin civil është se ky sektor, si dhe shumë aspekte institucionale te ne, nuk janë të lidhura me njëri-tjetrin.

 Kryetari i Këshillit të Ambasadorëve Muhamed Halili, në rolin e bashkëkryesuesit, duke hapur pjesën e ekspertëve të sesionit, theksoi se sistemi ynë juridik është i mbushur me nepotizëm dhe kjo mund të ndikojë shumë keq në shtet.

 

 

Сесија на НКЕУ-МК за Поглавје 23 ФОТО/ МИА

Shtoi se të gjithëve na vjen keq që opinioni ende nuk ka marrë një përgjigje konkrete nga ana e gjykatësve dhe nuk ka në Ligjin  për Procedurë Penale  disa elemente me të cilat edhe gjykatësit që marrin vendime të rëndësishme janë përgjegjës  ta mbrojnë vendimin e tyre, ndërsa nëse kanë gabuar, gabimi të ketë konsekvensione, ndërsa ata të  përgjigjen para ndonjë institucioni.

 Profesori i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi" - Shkup, Nikolla Tupançeski, përndryshe ekspert i vazhdueshëm në NKEU, tha se Grupi punues 3 është një mundësi e mirë për të parë nëse konkluzionet nga rekomandimet dhe nga vetë sesioni janë relevante dhe nëse pasqyrojnë realitetin e shtetit tonë.

Me titullin e punës të sesionit “Rregullimi, konteksti pragmatik dhe efektet vis-à-vis Kapitulli 23 dhe përgjegjësia e subjekteve relevante në zbatimin e drejtësisë në Maqedoni” është përfshirë gjithçka çfarë duhet të diskutohet në këtë sesion, , dhe dialogu është drejtuar ndaj asaj që në të vërtetë është e nevojshme.

Në debat u përfshinë edhe ekspertë të tjerë nga fusha e së drejtës, gjykatës, profesorë universitarë, por edhe përfaqësues të sektorit civil, relevantë për këtë temë. ar/

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR