• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sesioni i pesëmbëdhjetë i Grupit të Punës 4 (Kapitulli 24) - "Drejtësi, liri dhe siguri" i Konventës Kombëtare për BE-në

Sesioni i pesëmbëdhjetë i Grupit të Punës 4 (Kapitulli 24) -

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) – Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut KKBE-MK) sot në Shkup do ta mbajë sesionin e 15-të të Grupit të Punës 4 (Kapitulli 24) – “Drejtësi, liri dhe siguri”.

Tema e sesionit do të jetë “Sfidat në luftën me krimin financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Rëndësia e hetimeve efikase financiare”. 

Në panel-diskutimin do të prezantohen pikëpamje të ndryshme eksperte për mënyrën në të cilën institucionet përballen dhe do të duhet të përballeshin me format e ndryshme të krimit financiar, si dhe për qasjet multidisiplinare në hetimet financiare të cilat janë kyçe për luftë të suksesshme kundër krimit të organizuar. 

“Maqedonia e Veriut është në pjesën e poshtme të spektrit në rajon sipas të ardhurave të konfiskuara kriminale, gjë që tregon nevojën për përmirësimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare. Përmes dialogut gjatë panelit pritet të ofrohen zgjidhje për luftë më efektive kundër krimit të organizuar dhe forcimin e efikasitetit të institucioneve në përballjen me format e ndryshme të krimit të organizuar, si dhe në kuadër të zbatimit të standardeve evropiane në terren të hetimeve financiare”, thonë organizatorët.

Projekti Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut është platformë për përfshirje të sektorit civil në debate për tema lidhur me procesin e integrimit evropian, me qëllim që të përgatiten të gjitha kapacitetet e shtetit për procesin e ardhshëm të bisedimeve me BE-në. Projekti realizohet nga ana e Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa është financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe SlovakAid. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR