• e premte, 27 dhjetor 2024

Sergej Stanishev dëshiron të kthehet në krye të BSP-së

Sergej Stanishev dëshiron të kthehet në krye të BSP-së
Sofje, 15 tetor 2022 (MIA) - Ish-kryeministri bullgar dhe kryetar i Partisë socialiste bullgare, Sergej Stanishev gjatë Kongresit të Partisë së socialistëve evropianë  (PSE) në Berlin kërkoi të kthehet në pozitën e liderit të BSP-së, në mënyrë që partinë ta bëjë më të fuqishme dhe faktor që do ta diktojë rendin ditor në vend, transmetoi BNR. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Stanishev refuzoi haptazi të deklarohet për rolin e tij të ardhshëm në BSP, por para gazetarëve bullgarë theksoi se BSP duhet ta diktojë rendin e ditës në vend dhe të zhvillojë dialog me secilën parti politike. Ai i ceki problemet në BSP, por edhe vizionin e tij për zhvillim të së majtës. Nga fjalët e tij u bë e qartë se ai mbetet thellësisht i përkushtuar në të ardhmen e partisë në të cilën ishte lideri me stazhin më të gjatë. Ai dëshiron që BSP-në dhe të majtën në Bullgari sërish t'i bëjë të mëdha. Socialistët bullgarë duhet të jenë faktor i cili e vendosë agjendën e vendit. Sipas tij, BSP për momentin është në situatë poshtëruese, ndërsa nëse BSP është mjaft e madhe dhe e fuqishme, edhe e majta do të jetë e fuqishme, me çka do të ketë hapësirë për të gjithë. Vizioni i Stanishevit për zhvillim të BSP-së i përfshin parimet që i zbatoi gjatë 11 viteve sa ishte lider i Partisë së socialistëve evropianë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR