• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me ekspozitën "Supstrati" në Paris e fillojnë sezonin e Ballkanit të hapur

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me ekspozitën

Beograd, 27 qershor 2023 (MIA) - Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me ekspozitën "Substrati" në Paris, e cila është projekt i përbashkët i tre artistëve nga vendet e Ballkanit të Hapur, nisin sezonin e "Ballkani hapur 2024", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ministria e Kulturës e Serbisë njoftoi se ekspozita do të hapet më 13 korrik në orën 20:00 në Qendrën Kulturore të Serbisë (QKS) në Paris dhe do të përfshijë projekte të reja nga Nina Zhelkoviq (Republika e Serbisë), Kristina Pulejkova (Maqedonia e Veriut) dhe Driant Zenelij (Shqipëri), të cilat u ngritën dhe vazhdojnë të funksionojnë në lokalitete në të tre vendet. Duke u përhapur në disa mediume të ndryshme, veprat e tyre krijojnë një përvojë gjithëpërfshirëse dhe gjithnjë në zhvillim për audiencën.

Ekspozita ka në fokus takimin dhe dialogun mes artistëve që rezulton në një krijim të ri të përbashkët dhe është e destinuar të funksionojë si një moment themelor për ngritjen e programit rezidencial për artistët nomadë që do të zhvillohet në sezonin “Ballkani i Hapur 2024”.

Duke u fokusuar në artin bashkëkohor si një platformë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe transformimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, projekti "Supstrati" thekson lidhjet thelbësore që ekzistojnë midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tre vendeve që aktualisht marrin pjesë në projektin e Ballkanit të Hapur, dhe bën thirrje për një rilidhje me themelet e përbashkëta gjeofizike, ritualet dhe imagjinatat e përbashkëta që i lidhin ato.

Me këtë ekspozitë, e cila do të zgjasë deri më 12 gusht, QKS në Paris paralajmëron sezonin “Ballkani i Hapur”, i cili do të mbahet gjatë vitit 2024. Projekti zbatohet nën patronazhin e Ministrive të Kulturës të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa kuratore e ekspozitës është Klaudia Pekold, themeluese e Curating Evolution.

"Në përputhje me iniciativën "Ballkani i Hapur", ministritë në bashkëpunim me QKS-në në Paris filluan projektin "Sezoni i Ballkanit të Hapur", i cili do të mbahet në vitin 2024 në QKS në Paris me qëllim të prezantimit ndërkombëtar të projektit. Programi i sezonit do të jetë një mundësi për të tre vendet që të paraqesin vizionin e tyre për kulturën ballkanike, skenat e tyre artistike, ngjarje nga historia, mite dhe legjenda, të gjitha në një koncept bashkëkohor. Nëpërmjet dialogut ndërkulturor dhe qasjes ndërdisiplinore, projekti do të promovojë specifikat kulturore dhe artistike të Ballkanit", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës së Serbisë. ls/

Foto: pixabay

 

QËNDRONI TË LIDHUR