• e premte, 27 dhjetor 2024

Serbia refuzoi ta ekstradojë një ish-oficer të inteligjencës ukrainase në Kiev

Serbia refuzoi ta ekstradojë një ish-oficer të inteligjencës ukrainase në Kiev

Beograd, 5 tetor 2023 (MIA) - Gjykata e Apelit në Nish e konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së lartë, me të cilin refuzohet ekstradimi i ish-oficerit të inteligjencës ukrainase, Andrij Naumov në Ukrainë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ky vendim i organeve gjyqësore të Serbisë për të mos ekstraduar Naumovin në Ukrainë është ligjërisht i obligueshëm, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë (RSE) në Gjykatën e apelit në Nish.

Ukraina i dërgoi Serbisë kërkesë për ekstradimin e tij në mes të tetorit të vitit 2022.

Më 6 korrik, Gjykata e lartë e Nishit nxori një vendim me të cilin hodhi poshtë kërkesën e Ukrainës dhe Gjykata e apelit e la në fuqi atë vendim më 29 shtator.

Naumov kundërshtoi ekstradimin në Ukrainë, duke argumentuar se siguria e tij në këtë rast do të ishte në rrezik.

Ish-oficeri ukrainas i inteligjencës u arrestua në fillim të qershorit 2022 në territorin e Serbisë në pikën kufitare të Preshevës me Maqedoninë e Veriut së bashku me shtetasin gjerman, Aleksandar Akst, në posedim të të cilit u gjetën disa mijëra euro.

Policia njoftoi se paratë dhe diamantet i gjetën gjatë kontrollit të makinës dhe se “dyshonin se kishin origjinën nga aktivitete ilegale kriminale.

Sipas përfaqësuesit juridik,  Naumov i mohoi akuzat e hetimit, dhe deklaroi se ato ishin paratë e tij personale. Serbia e akuzon për pastrim parash dhe me këtë rast drejton një procedurë të veçantë.

Siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (RSE), Naumov është në paraburgim që nga arrestimi i tij në qershor të vitit 2022. si/ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR