• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Senatori amerikan: Është e kotë të negociosh me tiranin Putin

Senatori amerikan: Është e kotë të negociosh me tiranin Putin

Uashington, 25 nëntor 2024 (MIA) - Senatori i Dakotës së Jugut, Majk Raunds i cili është nga radhët e Republikanëve, ka refuzuar thirrjet për marrëveshje paqësore ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, me arsyetimin se presidentit rus Vlladimir Putin nuk mund t'i besohet.

"Po gënjehemi nëse mendojmë se mund të negociojmë me një tiran. Besoni se do të ndalet nëse i ofroni një copë tokë falas?", tha Raunds në një forum të sigurisë në Halifaks.

Qëndrimet e tij janë në kundërshtim me atë të presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp i cili pretendon se mund ta zgjidhë konfliktin brenda një dite.

Raunds kritikoi gjithashtu vonesën në dërgimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke theksuar se kjo i lejon Rusisë të vazhdojë me tiraninë e saj.

"Duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt", ka thënë Raunds, duke shtuar se deklaratat nuk pasqyrojnë qëndrimet e administratës së ardhshme.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR