• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seminar "Përgatitje për përpunim të Projekt planit hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2040“

Seminar

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA)  - Në organizim të Agjencisë për planfikim të hapësirës me mbështetje të Fakultetit Ndërtimor, sot në Shkup do të mbahet dita e dytë e seminarit me temë "Përgatitje për përpunim të Projekt planit hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2040“.

Qëllimi i seminarit është prezantimi i studimeve sektoriale të punuara deri më tani, si bazë për fillimin e procesit sintezë të integrimit të zgjidhjeve të tyre planore në Projekt planin, i cili si pjesë e fazave në përpunimin e Planit hapësinor vërtetohet nga Kuvendi i RMV-së.

Në seminar do të prezantohen rezultatet nga hulumtimet në 16 fusha, të cilat janë lëndë e përpunimit në planin hapësinor edhe atë: karakteristika natyrore, bujqësi dhe tokë bujqësore, pyje dhe tokë pyjore, platformë gjeoinformatike, strukturë, analizë dhe mbështetje, ndryshime klimatike, mbrojtje e natyrës, demografi, turizëm, menaxhim me ujërat, ekonomi e ujërave dhe infrastrukturë hidroteknike, zhvillim urban, trafik dhe infrastrukturë rrugore, fatkeqësi natyrore dhe tekniko-teknologjike, mjedis jetësor, menaxhim me mbeturina dhe lëndë të para minerale.

"Prania e të gjitha ekipeve punuese, të cilët përpunojnë studime sektoriale në këtë seminar do të kontribuojë për kuptim më të lehtë të aspekteve specifike të çdo fushe dhe gjetje të zgjidhjeve më adekuate për përdorimin e mbrojtjes së hapësirës së shtetit në periudhën planore", thonë organizatorët e seminarit. mb/

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR