• e enjte, 26 dhjetor 2024

Seminar: Për 23 vite në vend janë djegur 2 495 835 metra kub pyje

Seminar: Për 23 vite në vend janë djegur 2 495 835 metra kub pyje

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Frekuenca dhe intensiteti i zjarreve në nivel rajonal po rritet gradualisht, ndërsa koha dhe vendi i dukurisë ndryshon gjithnjë e më shumë. Kjo kërkon veprim sistematik, reagime më efikase, parandalim dhe gatishmëri më të mirë, u tha sot në seminarin e katërt të Programit rajonal të menaxhimit të zjarrit.

Konform Raportit të parë kombëtar që pasqyron situatën aktuale me zjarret në nivel rajonal, nga viti 2000 deri në vitin 2021 janë shënuar gjithsej 4.811 zjarre në vend. Prej tyre u dogjën më shumë se 201.121 hektarë tokë. Në të njëjtën kohë, numri i zjarreve dhe zonave të djegura ndryshonte ndjeshëm. Sipërfaqja e përgjithshme e djegur në rajone të ndryshme gjithashtu ka luhatur ndër vite. Gjithsej fondi pyjor i djegur, nga ana tjetër, gjatë 23 viteve është 2.495.835 metër kub.

Si pjesë e dobësive në menaxhimin e këtyre zjarreve, theksohen zonat natyrore që kanë qasje të vështirë, mungesa e komunikimit dhe koordinimit efikas ndërinstitucional, zbatimi i pamjaftueshëm i dispozitave ligjore, mosrespektimi i ligjeve, burimet e pamjaftueshme për vihet në dukje zbatimi i masave të mbrojtjes nga zjarri, zgjidhja e ngadaltë e procedimeve penale ose e kundërvajtjes, burimet njerëzore të pamjaftueshme për menaxhimin e zjarreve në peisazh, pajisjet teknike të pamjaftueshme, migrimi i popullsisë (brenda fshatit në qytet), piromania dhe djegia e qëllimshme e tokës për përfitime ekonomike, si dhe numri i pamjaftueshëm i njësive vullnetare të zjarrfikësve.

Raporti thekson gjithashtu mungesën e një ligji për pastrues të oxhaqeve në vend, mospërfshirjen e pronarëve të pyjeve private në menaxhimin e zjarreve të peisazhit, mungesën e një plani kombëtar për menaxhimin e zjarreve të peisazhit, mbivendosjen e kompetencave ligjore të institucioneve, si dhe mungesën e një metodologjie të unifikuar për mbledhjen e të dhënave për zjarret e peisazhit.

Është problem, u theksua, edhe mungesa e numrit të mjaftueshëm të ekspertëve të menaxhimit të zjarrit, praktikantëve dhe studiuesve.

"Raporti i zbulon qartë dobësitë e sistemit dhe jep udhëzime për përmirësimin e gjendjes dhe për hartimin e strategjisë kombëtare, si udhërrëfyes mbi të cilin do të udhëhiqen politikat e ardhshme të mbrojtjes nga zjarri", deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, para përfaqësuesve të pothuajse të gjitha institucioneve, organizatave dhe shoqatave private.

Sipas Nikollovskit, rritja e vazhdueshme e temperaturës ka shkaktuar ngrohjen globale të planetit dhe ndryshimin e kushteve atmosferike, intensifikimin, ngjarjet e papritura dhe ndonjëherë edhe ekstreme të motit, të cilat paraqesin rrezik serioz në nivel global, rajonal dhe kombëtar.

Raporti tregon se në Maqedoninë e Veriut nga viti 2000 deri në vitin 2021 ka pasur gjithsej 4.811 zjarre, të cilat kanë djegur mbi 201.121 hektar sipërfaqe mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR