Sem Mendez do të xhirojë katër filma për "Bitëllsat"
- - Skenaristi, regjisori dhe producenti i njohur britanik, Sem Mendez pardje paralajmëroi se deri në vitin 2027 do të xhirojë dhe njëkohësisht do të publikojë katër filma artistik për grupin e popit "Bitëlls" - nga një për secilin prej katër anëtarëve të përbërjes. Gjatë kësaj, çdo film do ta prezantojë këndvështrimin e secilit anëtar të bendit.
- Post By Fitore Curri
- 12:50, 21 shkurt, 2024
Liverpul, 21 shkurt 2024 (MIA) - Skenaristi, regjisori dhe producenti i njohur britanik, Sem Mendez pardje paralajmëroi se deri në vitin 2027 do të xhirojë dhe njëkohësisht do të publikojë katër filma artistik për grupin e popit "Bitëlls" - nga një për secilin prej katër anëtarëve të përbërjes. Gjatë kësaj, çdo film do ta prezantojë këndvështrimin e secilit anëtar të bendit.
Mendez fitoi "Oskar" për regjinë e "Bukurisë amerikane" në vitin 1999, ka bërë regjinë e dy filmave kryesisht për Xhejms Bond, si dhe një varg arritjes të jashtëzakonshme („1917“, "Rruga revolucionare", etj.). Ai tha se katër filmat e lartëpërmendur do të lidhen në koncept "inovator dhe revolucionar", pa hollësi shtesë.
"Është nder që të tregohet historia për grupin më të madh të rokut të të gjitha kohërave", deklaroi regjisori.
Projekti e ka bekimin e Poll Mekartni dhe Ringo Star, si dhe familjeve të të ndjerëve Xhon Lenon dhe Xhorxh Harison. Emrat e aktorëve nuk janë publikuar ende. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s