• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Selakoviq: Me hapjen e Konsullatës në Ohër tregojmë respekt ndaj popullit vëllazëror maqedonas dhe gjuhës dhe kulturës maqedonase

Selakoviq: Me hapjen e Konsullatës në Ohër tregojmë respekt ndaj popullit vëllazëror maqedonas dhe gjuhës dhe kulturës maqedonase

Ohër, 23 korrik 2022 (MIA) – Me hapjen e Konsullatës tonë në Ohër tregojmë respekt ndaj gjuhës dhe kulturës maqedonase dhe ndaj popullit vëllazëror maqedonas, deklaroi sot në Ohër ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq.

“Nuk ka kulturë pa gjuhë. Vitin e kaluar Maqedonia ka shënuar 100 vjetorin nga lindja e Bllazhe Koneskit. Në shenjë të respektit ndaj miqve të mi – nikoqirëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, qytetareve dhe qytetarëve të Ohrit, unë dje mbajta fjalim në gjuhën maqedonase dhe e di se sa bukur është kjo, kur dikush ju viziton nga vendi tjetër dhe në atë mënyrë tregon respekt”, tha mes tjerash Selakoviq.

Siç shtoi ai, si shef i diplomacisë serbe, detyra e tij është që në bazë të orientimeve të Politikës së Jashtme të Beogradit, presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë, t’i përforcojë marrëdhëniet e mira me fqinjët. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR