• e premte, 08 nëntor 2024

Sela sërish kryetar i Aleancës për Shqiptarët, shkarkohet Taravari

Sela sërish kryetar i Aleancës për Shqiptarët, shkarkohet Taravari

Shkup, 18 shkurt 2024 (MIA) - Në kongresin e sotëm të katërt të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është zgjedhur për kryetar të partisë, ndërsa nga funksioni është shkarkuar Arben Taravari. Kongresi përfundoi, ndërsa pritet që Sela të japë deklaratë për mediume.

Të premten në Shkup kongres mbajti krahu i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Arben Taravari, në të cilin ai është rizgjedhur për kryetar të partisë.

Përçarja në parti filloi pasi Taravari publikoi se do ta përkrah opozitën shqiptare në zgjedhje, ndërsa Sela tha se partia nuk është konusltuar për këtë dhe se ata do të shkojnë në zgjedhje në mënyrë të pavarur. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR