Sela paralajmëron formimin e një partie të re politike
- Kryetari i deritashëm i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela paralajmëron formimin e një partie të re politike e cila do të quhet Lidhja Shqiptare.
- Post By Fami Bajrami
- 14:09, 25 mars, 2026
Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Kryetari i deritashëm i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela paralajmëron formimin e një partie të re politike e cila do të quhet Lidhja Shqiptare.
Siç thekson Sela në një intervistë për gazetën "Lajm", njerëzit që janë pjesë e këtij grupacioni politik kanë ideale dhe do të vazhdojnë të rindërtojnë, siç thotë ai, një subjekt të fortë politik.
"Ne nuk mendojmë se zgjidhja është dorëheqja dhe dorëzimi. S’ja kam lënë rastësisë, sepse… unë e kam krijuar atë parti të re politike. Është krijuar bile quhet akoma më mire, është Lidhja Shqiptare. Ka ngjyra kuq e zi dhe ne këtu nuk dorëzohemi nga kjo punë", ka thënë Sela.
Paralajmërimi për formimin e partisë së re nga Sela vjen pasi Gjykata Themelore në Tetovë vendosi më 18 mars që vulat e partisë t'i takojnë krahut të ASH-së të udhëhequr nga Arben Taravari. Krahu i udhëhequr nga Sela, atëherë paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.
Foto: arkivi i MIA-s