Sela: Me ndryshimet kushtetuese të hiqet edhe dispozita për 20 për qind për përdorimin e gjuhës shqipe
- – Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët sot mbajti konferencë për media në Kuvend në të cilën nga kryeministri Hristian Mickoski kërkoi që me ndryshimet kushtetuese të shfuqizohet edhe dispozita ligjore për qytetarët të cilët janë mbi 20 për qind gjegjësisht për përdorimin e gjuhës shqipe.
- Post By Fitore Curri
- 16:50, 20 nëntor, 2024
Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) – Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët sot mbajti konferencë për media në Kuvend në të cilën nga kryeministri Hristian Mickoski kërkoi që me ndryshimet kushtetuese të shfuqizohet edhe dispozita ligjore për qytetarët të cilët janë mbi 20 për qind gjegjësisht për përdorimin e gjuhës shqipe.
Sela tha se e “nxiti” Mickoski pas intervistës së tij për televizionin kosovar në të cilin ai thotë se nuk ka asgjë kundër gjuhës shqipe.
“Mendoj se ka ardhur koha ta provojmë edhe një herë. Në këtë konferencë për media dola për t'i bërë thirrje publikisht që kjo deklaratë e tij të mos jetë thjesht një deklaratë që ai të duket më simpatik para shqiptarëve, por të ulemi, të inicojmë ndryshimet kushtetuese, edhe kështu duhet të bëjmë ndryshimet kushtetuese në lidhje me zhbllokimin e rrugës drejt BE-së dhe në të njëjtën kohë të shfuqizohet ai definicion i turpshëm që ekziston në Kushtetutë, e që është gjuha e folur nga më shumë se 20 për qind e qytetarëve dhe e cila është e ndryshme nga gjuha maqedonase. Ndërsa në Kushtetutë duhet të qëndrojë është kauza jonë si ASH, gjuha shqipe”, tha Sela.
Nëse nuk ka asgjë kundër as ai, as të tjerë, ndërsa supozoj se ka autoritet ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kështu bashkë me ata mund t’i arrijmë numrat, dhe nëse nuk ka asgjë kundër ta shfuqizojmë atë definicion dhe në Kushtetutë të qëndrojë gjuha shqipe.
Për Gjykatën Kushtetuese, tha se i bën thirrje që të mendojë se çfarë vendimi do të sjellë sepse, sipas tij, nuk duhet të luhet me çështjet etnike. fc/
Fotografia:Printskrin