Sela: Kemi shumicë për shkarkimin e ministrave Mexhiti dhe Aliu, Taravari është thirrur në Kuvendin e nesërm të partisë
- - Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një deklaratë për media deklaroi se do të votojë për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:39, 9 shkurt, 2024
Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një deklaratë për media deklaroi se do të votojë për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu.
"Po, definitivisht e kemi shumicën. Presim të zbatohen vendimet e organeve të partisë. Kemi marrë vendim në Këshillin Administrativ, i cili njëkohësisht është edhe Komision Kadrovik i partisë dhe sot duhet të zbatohet ajo që ata e panë si vendim i Aleancës për Shqiptarët", tha Sela.
Në pyetjen e gazetarëve nëse pret që kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, të marrë pjesë nesër në kuvendin e partisë, Sela potencoi se e ka ftuar ashtu siç duhet si të gjithë anëtarët e tjerë të Kuvendit Qendror.
"E kam ftuar, si edhe çdo anëtar tjetër të Kuvendit Qendror me ftesë publike. Është puna e tij nëse do të vijë apo jo. Vendin e ka që të vijë atje", tha Sela.
Foto: Arkivi i MIA-s