• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sela: Heqja e "balancuesit" cenon të drejtat themelore të njeriut

Sela: Heqja e

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për "balancuesin" është skandaloz. Kjo është një përpjekje për të pezulluar të gjithë mekanizmat mbrojtës që janë ndërtuar ndër vite dhe synojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Me "goditjen" e balancuesit cenohen të drejtat elementare njerëzore të qytetarëve të këtij vendi, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Ai sot në një konferencë për media në Kuvend ka theksuar se duhet t'i jepet fund votimit etnik që u zhvillua dje në Gjykatën Kushtetuese.

"Vendimi që u mor dje në Gjykatën Kushtetuese është rezultat i njoftimit para dy viteve të kryeministrit aktual dhe lider i atëhershëm i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, i cili edhe atëherë deklaroi se po diskutohej për shfuqizimin e "balancuesit". Natyrisht, ne si Aleancë për Shqiptarët nuk do të rrimë pa marrë masa. Është urgjente t'i jepet fund njëherë e mirë votimit etnike që ndodhi dje në Gjykatën Kushtetuese, sepse ligjet e miratuara me Badenterin nga një gjyqtar që udhëhiqet nga fakti se i përket një bashkësie të caktuar etnike nuk mund të shfuqizohen. Për miratimin e këtij ligji ishin të nevojshme kompromise dhe debate dhe tashmë është pranuar nga qytetarët", tha Sela.

Ai konsideron se minimumi që duhet të ndodhë në një situatë të tillë është miratimi i një ligji sipas të cilit për të gjitha ligjet e miratuara me Badenterin duhet të vendosë edhe Gjykata Kushtetuese me Badenterin.

"Ne po protestojmë, ndërsa gjithashtu edhe qytetarët duhet të protestojnë bashkë me ne dhe ta zgjidhim këtë problem njëherë e mirë. Kjo ishte e pritshme, pasi njoftimi për këtë përfundim të ndodhur në Gjykatën Kushtetuese vjen nga drejtuesit e Vlenit. Qëllimi është që të legjitimohet çdo procedurë politike që do të bëjë VMRO-DPMNE dhe me prezencën e saj në atë qeveri të legjitimojë marrëdhënie të tilla. Unë kam një mesazh për ta - dëmi që po i bëjnë kësaj shoqërie është shumë i madh. I rekomandoj që të bëjnë një hap prapa dhe të fillojnë të mendojnë jo vetëm për interesat e tyre, por edhe për të mirën e të gjithë qytetarëve", shtoi Sela.

Ai shtoi se u deshën vite për të ndërtuar kohezionin e brendshëm dhe duhet vetëm një vendim që ai kohezion i brendshëm gradualisht të fillojë të prishet.

"Apeli im është që të kontribuojnë në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut për të gjithë qytetarët dhe të mos pranojnë thirrjet nacionaliste të Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së "Maqedonia sërish vetëm për maqedonasit". Hapat e tillë dhe vendimet e tilla janë vetëm përpjekje për të ndërtuar një shtet mono-etnik në një realitet multietnik. Kjo nuk është mirë për asnjë qytetar, pa dallim të përkatësisë etnike", tha Sela.

Pyetjes së një gazetari për komentet e rasteve të keqpërdorimit të shpeshtë me "balancuesin", ai u përgjigj se është keqpërdorur por kjo nuk do të thotë se duhet shfuqizuar, por duhet marrë masa që të mos keqpërdoret, duke theksuar se nga ministri i mëparshëm i Aleancës për Shqiptarët ka pasur përpjekje për t'i dhënë fund keqpërdorimit me balancuesin.

Ai theksoi se duhet të vendoset Ligji për përfaqësim të drejtë, i cili do t'i respektojë të gjitha bashkësitë etnike dhe do të parashikojë barazi gjinore dhe një kategori më shumë të qytetarëve - rastet sociale dhe personat me nevoja të veçanta, dhe pyeti nëse do ta mbështeste këtë ligj nëse propozohet nga Vlen, u përgjigj se do të mbështesin çdo ligj që mendojnë se është i mirë. sa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR