• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sela e përshëndeti vendimin për vendosjen e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë të SHBA-së, ju bëri thirrje që të tërhiqen nga jeta institucionale dhe politike

Sela e përshëndeti vendimin për vendosjen e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë të SHBA-së, ju bëri thirrje që të tërhiqen nga jeta institucionale dhe politike

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Ziadin Sela, lideri i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, i cili është në koalicion me BDI-në, e përshëndeti vendimin e Departamentit të Shtetit për vendosjen e ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi dhe gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA-së, ju bëri thirrje që të tërhiqen nga jeta institucionale dhe politike, dhe të përballen me akuzat. 

"Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka qenë një prej aktorëve politik që ka dënuar dhe denoncuar publikisht lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë andaj edhe sot përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-së, partnerit më të rëndësishëm strategjik të RMV dhe popullit shqiptar. Lufta kundër korrupsionit shënon një hap të rëndsishëm në sendërtimin e shtetit të së drejtës dhe ardhmërisë sonë. Ftojmë të apostrofuarit, të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat", bën të ditur Sela në shkrimin në Fejsbuk.

Përgjegjësia individuale, siç thekson në publikim, është gurthemeli i një shteti modern, i paanshëm dhe demokratik.

"Aleanca për Shqiptarët dhe unë si kryetar i saj, mbetemi një partner i besueshëm dhe besnik i SHBA-së, duke ndarë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës", shkroi Sela. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR