• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sekuestrohet drogë në vlerë prej rreth gjashtë milionë eurove nga subjekte juridike të rrethinës së Kavadarit dhe Manastirit

Sekuestrohet drogë në vlerë prej rreth gjashtë milionë eurove nga subjekte juridike të rrethinës së Kavadarit dhe Manastirit

Shkup, 14 prill 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, sot në dy aksione të koordinuara së bashku me nëpunës policorë të SPB Veles-NJPB Kavadar dhe NJPB Negotinë, si dhe me SPB Manastir kanë sekuestruar sasi të madhe të marihuanës në dy fabrika për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Në të vërtetë, paraprakisht pas ndrëmarrjes së masave dhe aktiviteteve si dhe dëshmive të siguruara se subjektet juridike kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, përkatësisht në subjektet juridike kanë kultivuar bimë të kanabisit në kundërshtim me ligjin, me qëllim për shitje të mëtutjeshme të drogës, janë siguruat urdhëresa për bastisje nga ana e Gjykatës Themelore Kavadar dhe Gjykatës Themelore Manastir.

"Pas kontrolleve të kryera të nëpunësve policorë së bashku me përfaqësues të Komisionit për vlerësimin e kushteve në lidhje me plotësimin e kushteve me hapësirën, pajisjeve, kuadrit për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore nga subjekt juridik në rrethinën e Kavadarit, është sekuestruar marihuanë në sasi prej një tonelate, pesëqind e shtatëdhjetë kilogramëve e njëqind e tridhjetë e pesë gramëve, edhe atë si lule kanabisi e thatë finale e papërpunuar, biomasë nga kanabisi, fleta të thata dhe degëza të thata të kanabisit", theksohet në klumtesën e MPB-së.

Gjatë kontrollit, siç theksoi janë konstatuar parregullësi gjatë punës, përkatësisht në kasafortë dhomën është gjetur lule e thatë nga kanabisi e cila nuk ka qenë e evidentuar dhe e paketuar në pajtim me rregullat ligjore, kurse në hapësirat tjera është gjetur masë e thatë nga kanabisi për të cilën subjekti juridik nuk ka dorëzuar informim komisionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Poashtu, nuk është paraqitur as sasia finale e prodhimit të thatë, kurse në tërë procesin e kultivimit është vepruar në mënyrë kundërligjore, për arsye se edhe pse ka pasur obligim ligjor ta informojnë Komisionin, atë nuk e kanë bërë që të munden marihuanën e prodhuar ta lëshojnë në shitje në tregun ilegal, vlera e së cilës është rreth gjashtë milionë euro dhe me këtë në mënyrë kundërligjore të fitojnë dobi materiale, informoi Suzana Pranjiq Talevska.

Poashtu nga subjekt juridik me seli në rrethinën e Manastirit, janë sekuestruar rreth treqind kilogramë marihuanë dhe 494 bimë të kanabisit.

"Ministria e Punëve të Brendshme parashtroi dy kallëzime penale kundër pronarëve të subjekteve juridike për të cilët është vërtetuar se janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, edhe atë nga SPB Manastir sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe nenit 95 V të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike, si dhe nga ana e NJPB Kavadar është parashtruar kallëzim penal sipas nenit 95 V. Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorin Publik, po ndërmerr masa dhe aktivitete të mëtejme për vërtetimin e përgjegjësisë edhe të personave të tjerë të involvuar në tregtinë kundërligjore me drogë", shtohet në kumtesë. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR