Sekuestrohen mbi 6,000 copë piroteknikë në Bit Pazar
- Mbi 6,000 copë mjete piroteknike janë sekuestruar gjatë ditës së djeshme në Bit Pazar.
Shkup, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Mbi 6,000 copë mjete piroteknike janë sekuestruar gjatë ditës së djeshme në Bit Pazar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftuan se pas ndërmarrjes së masave operative-taktike nga Njësiti për Tregti të Palejuar në SPB Shkup, në rr. "192", në zonën e Bit Pazarit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 6,000 copë të ndryshme të mjeteve piroteknike.
"Është njoftuar Prokurori Publik, piroteknika është sekuestruar për procedurë të mëtejshme, ndërsa ndaj personave që kanë shitur piroteknikë do të ngrihen kallëzime përkatëse", theksojnë nga MPB-ja. qa/
Foto: "Fejsbuk" - faqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme